Si e mbështet Holanda / ATA sektorin e arsimit në Kosovë?
Cilat janë projektet ekzistuese?
SPARK (ATA) ka mbështetur arsimin në Kosovë që nga viti 2000. Projektet ekzistuese janë:
1. Universiteti Veror i Prishtinës që mbahet çdo vit që nga viti 2001 (shpenzimet deri tani: 1.017.000 euro duke përfshirë kontributet nga Pro Credit Bank, MASHT-i, OSBE, KNKK, studentët dhe profesorët vizitues)
2. Programi Rinor i Mitrovicës që mbahet çdo vit që nga viti 2006 (duke përfshirë kurset verore në Mitrovicë)(shpenzimet deri tani:525.000 euro duke përfshirë kontributet nga profesorët vizitues).
3. Qendra për Fillimin e Biznesit në Kosovë (që nga 2006)(ndihmon të rinjtë të fillojnë bizneset e tyre)(shpenzimet deri tani:618.000 euro)
4. Monitorimi i transferimit të studentëve shqiptarë të Kosovës nga ish Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Tetovës në Universitetin e Prishtinës (që nga 2006)(shpenzimet deri tani: 191.000 euro)
5. Programet trajnuese për Universitetin e Prishtinës mbi implementimin e Sistemit të Sigurimit të Cilësisë (në vitin 2007)(shpenzimet deri tani: 29.000 euro)
6. Programet trajnuese për Universitetin e Mitrovicës mbi implementimin e ECTS (në vitn 2007)(shpenzimet deri tani:20.000 euro)
7. Futja e një moduli për integrimet e BE në Universitetin e Prishtinës(nga janari i vitit 2008)(shpenzimet deri tani: 2.000 euro)
8. Digjitalizimi i 1.5 milionë studentëve dhe dokumenteve të stafit në Universitetin e Prishtinës dhe Mitrovicës si dhe shkëmbimi i tyre (që nga maji i vitit 2007)(shpenzimet deri tani:25.000 euro)
9. Organizimi i Ditës së Europës në Kosovë (që nga 2004) me universitetin dhe disa ministri (9 maji)(shpenzimet në vitin 2007: 15.000 euro duke përfshirë kontributet nga Zyra Gjermane, Ministria e Kulturës, GTZ, SOROS, EYCP)
10. Ngjarje të ndryshme arsimore ad-hoc siç janë ligjëratat nga ekspertë të njohur europian, etj.
Një përshkrim i shkurtë i Holandë/ATA dhe çka ka bërë deri më tani Holandë/ATA në Kosovë.
Misioni i SPARK-ut është të zhvillojë arsimin dhe sipërmarrjen në mënyrë që të rinjtë ambicioz të fitojnë autoritet që të udhëheqin shoqërinë e tyre pas konfliktit deri në prosperitet. Ne krijojmë kapacitetet e institucioneve lokale ekonomike dhe arsimore në mënyrë që ato ti japin fuqi udhëheqëse popullatës së tyre. Ne jemi një OJA joprofitabile me seli në Amsterdam (15 stafe) dhe me zyre të terrenit në Bosnje, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni (35 stafe). Veprimtaria e jonë në aktivitetet e Arsimit të Lartë dhe në Zhvillimin e Sektorit Privat është 14 vite.
Donatorët tanë kryesorë janë Qeveria e Holandës dhe BE (TEMPUS). Ne jemi me certifikatë të cilësisë ISO 9001 dhe kemi një qarkullim vjetor në vitin 2008 prej rreth 4 milion euro. Në Holandë ne jemi një OJQ mesatarisht e madhe.
Në vitin 2006 ne kemi zënë vendin e katërtë nga 114 OJQ holandeze në tenderin më të madh kombëtar (2.1 miliardë euro) për zhvillim të bashkëpunimit. Projekti ynë fitues i propozuar ishte themelimi i katër qendrave për fillimin e biznesit dhe inkubatorëve në Europën Juglindore. Raporti i jurisë është në dispozicion nëse kërkohet.
Në Kosovë ne jemi prezent në Prishtinë dhe Mitrovicën Veriore që nga viti 2000. Ne punojmë me të gjitha institucionet kryesore në fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimit ekonomik (universitetet në Prishtinë dhe Mitrovicë, Ministritë të Tregtisë dhe Industrisë, Ekonomisë, Arsimit, komunat, odën ekonomike, aleancat e biznesit, etj.). Të gjitha programet tona fokusohen më së shumti ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve lokale.
SPARK-u zhvillon rregullisht dhe implementon programe me kërkesë të drejpërdrejtë nga akterët përfitues të qeverisë dhe është një partner i popullarizuar duke marrë parasysh qëndrimin tonë ndaj rezultateve, të kombinuar me shpenzime të përgjithshme të ulta dhe statusin joprofitabil.
Për më shumë informata vizitoni:
www.spark-online.org