PROJEKTET E MBËSHTETURA NGA AMBASADA FRANCEZE NË SEKTORIN E EDUKIMIT
EDUKIMI I LARTË
1.Bursat për studentë
Aktualisht janë tetë studentë të regjistruar në studimet e doktoraturës në Francë dhe Prishtinë të cilëve u është aprovuar nga një bursë (fushat e hulumtimit janë: legjislacioni, shkencat politike, arkeologjia, ambienti, filozofia dhe filozofia politike).
2.Bursat për profesorët e Departamentit Francez (Fakulteti Filologjik)
Disa profesorëve u janë aprovuar bursa afatshkurta në mënyrë që ti ndjekin hulumtimet e tyre në Francë.
3.Bashkëpunimi bilateral ndërmjet UP dhe MASHT-it dhe universiteteve/administratës franceze
- Projekti TEMPUS gjatë vitit 2008-2009 me një Sponzor Francez (ITITI/Strasbourg): Përkthim/interpretim. Shtetet partnere: Italia dhe Slovenia
- Mbështetja MASHT-it për modernizim të administratës (inspektorati)
- Në proces: marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve në sektorin e Kimisë dhe Filozofisë (mobilizimi i mësimdhënësve, studentët në doktoraturë dhe hulumtuesit e rinjë)
4.Promovimi i frëngjishtes si gjuhë e huaj
- Janë angazhuar apo bashkëfinancuar disa mësimdhënës francez në mënyrë që të mësojnë frëngjishten në qendrat kulturore franceze dhe në universitet.
- Provimet zyrtare të DELF-DALF (Diplome d?etudes en langue française ? Diplome approfondi de langue française) që propozohet të mbahen dy herë në vit në Prishtinë dhe Mitrovicë. Këto diploma dorëzohen nga ana e Ministrisë së Arsimit në Francë, dhe njihen në tërë botën.
- Testimi zyrtar TCF (test de connaissance du français) ofrohet një herë në vit. Ky test i cili ofrohet nga Ministria e Arsimit në Francë, është i domosdoshëm për të aplikuar në universitetet franceze ose kanadeze për vitin e parë dhe të dytë për studimet Bachelor.
5. Bashkëfinancimi një panairi për edukim të lartë që u organizua nga Shërbimi Akademik i Kosovës dhe biblioteka universitare në Prishtinë.
Ambasada franceze bashkëfinancon që nga viti 2006 panairin vjetor për edukim të lartë dhe ofron një stendë lidhur me edukimin e lartë në Francë.
ARSIMI FILLOR DHE I MESËM
6. Trajnimi i mësimdhënësve
Disa mësimdhënës të përzgjedhur të frëngjishtes përfitojnë çdo vit nga një trajnim në Francë. Të tjerët trajnohen në një seminar në Strugë të organizuar nga ambasada franceze në Shkup. Ndonjëherë, ambasada organizon seminare edhe në Kosovë. Një vëmendje e posaçme i kushtohet standardeve europiane siç është korniza europiane për gjuhë.
7. Promovimi i frëngjishtes si gjuhë e huaj
- Angazhohen disa mësimdhënës francez që të japin mësim në shkolla fillore dhe të mesme.
- Provimi zyrtar DELF junior propozohet të mbahet dy herë në vit në Prishtinë dhe Mitrovicë. Diploma dorëzohet nga ana e Ministrisë për Arsim në Francë dhe është e destinuar në mëyrë specifike për nxënësit e shkollës së mesme. Njihet në tërë botën.
- Organizohen shumë aktivitete kulturore çdo vit gjatë ?Frankofonisë? në partneritet me Asociacionin e Mësimdhënësve të Frëngjishtes në Kosovë.
www.campusfrance.org
www.education.gouv.fr
www.diplomatie.gouv.fr