Mbështetja finlandeze për arsimin special në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës ka mbështetur sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2000. Faza e parë e programit të quajtur Mbështetja Finlandeze për Zhvillimin e Sektorit të Arsimit (MFZHSA) filloi në vitin 2000 dhe vazhdoi deri në vitin 2003. Faza e dytë ?MFZHSA II? e cila filloi në vitin 2004 dhe ka një vlerë prej 3.2 milion euro do të përfundojë në dhjetor të vitit 2008.
MFZHSA II fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin në fushën arsimit përfshirës/me nevoja speciale në Kosovë.
MFZHSA II ka dy komponenta. E para është të mbështesë MASHT-in i cili më së shumti ballafaqohet me zhvillimin e Arsimit Përshirës dhe Arsimit me Nevoja Speciale përmes trajnimit të mësimdhënësve në shërbim. Ky është një proces i cili është duke u arritur përmes aktiviteteve në vijim:
- Katër kurse të Zhvillimit Profesional (ZHP) janë arritur. Kohëzgjatja e secilit kurs është një vit e gjysmë. Këtë kurs e kanë vijuar 140 mesimdhënës.
- Trajnimi TESFA është një mënyrë e trajnimit njoftues në arsimin përfshirës dhe më shumë se 1000 mësimdhënës e kanë vijuar.
- Projektet në një shkallë më të ulët ku kanë qenë të mbështetura 8 shkolla
- Qendra për Reformë të Resurseve është mbajtur në 3 shkolla speciale të cilat tani janë në proces të shndërrimit në Qendra të Resurseve
- Fushata për Vetëdijësim e cila ka filluar në mars të 2008 dhe do të vazhdojë deri në maj të 2008. Synimi i fushatës është ta rrisë vetëdijësimin dhe njohuritë e popullit të Kosovës për arsimin me të meta dhe përfshirës.
Komponenta tjetër është të mbështesë Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës (FE/UP), që ka për qëllim zhvillimin e arsimit të mësimdhënësve para shërbimit, gjë që do të ndihmonte zhvillimin e Arsimit Përfshirës në Kosovë përmes aktiviteteve në vijim:
1. Duke siguruar 3 bursa për doktoraturë në fushën e arsimit përshirës në Universitetin e Jyvaskyla.
-Një bursë është e shfrytëzuar.
2. Të planifikohet dhe të zbatohet programi i studimit master për Arsimin përfshirës/Arsimin me Nevoja Speciale në bashkëpunim me FE/UP.
-15 studentë tani janë gati ta përfundojnë semestrin e tretë të studimeve dhe do të kanë rastin ti përfundojnë studimet në vitin 2008
3. Mbështetja e zhvillimit të kurikulumit për trajnimin e mësimdhënësve para shërbimit në fushën e arsimit përfshirës dhe me nevoja speciale
- Tri kurset trajnuese në vijim janë zhvilluar për mësimdhënësit para shërbimit në fushën e arsimit për nevoja speciale dhe janë pjesë e arsimimit të mësimdhënësve.
Këto 3 kurse janë:
a. Arsimi me Nevoja Speciale me metodologji. Ky kurs është i obligueshëm për të gjithë studentët vijues të FE/UP
b. Vështirësitë në mësim. Ky kurs është opcional ose jo i obligueshëm
c. Elementet e Logopedisë. Ky kurs është opcional.
4. Një qendër e mësimit është themeluar në kuadër të Fakultetit të Edukimit për të lehtësuar hulumtimin dhe mësimdhënien moderne.
5. Është themeluar një bibliotekë e vogël në fushën e Arsimit, Arsimit Përfshirës, Hulumtimit Arsimor. Biblioteka ka 200-250 libra dhe do të zhvillohet edhe më tutje.
6. Mbështetja e kapaciteteve ndërtuese për stafin e Fakultetit të Edukimit
- janë mbajtur 3 konferenca në fushën e zhvillimit profesionale në bashkëpunim me Projektin për Zhvillim të Arsimit në Kosovë (PZHAK)
- Së paku 16 anëtarë të stafit kanë marrë ose do të marrin mbështetje për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë të fitojnë rastin të jenë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare profesionale.
Së fundi, MFZHSA II ofron mbështetje për publikimin e shkrimeve relevante nga profesorët e UP.
Politika Zhvillimore e Finlandës- drejt një politike të qëndrueshme dhe të drejtë humane
Politika zhvillimore e Finlandës është e drejtuar nga rezoluta e qeverisë për politika zhvillimore në tetor të vitit 2007. Është pjesë integruese politikës së jashtme dhe sigurisë së Finlandës dhe kontribuon në përpjekjet globale për çrrënjosje të varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe ekologjik me Synimet e Zhvillimit të Mileniumit të KB të cilat janë vendosur në vitin 2000.
Finlanda thekson veçanërisht rëndësinë e çështjeve të lidhura me klimën dhe ambientin. Në të njejtën kohë, elemente të rëndësishme janë parandalimi i krizave dhe mbështetja për proceset e paqes.
Bashkëpunimi zhvillimor është një instrument kyç, p.sh. politika e tregut luan gjithashtu rol të veçantë- qëllimi është të përmirësohen parakushtet për investime dhe tregti si dhe të arrihet një rritje ekonomike në një drejtim të qëndrueshëm ekologjik.
Finlanda ka mbështetur Kosovën përmes projekteve bilaterale që nga viti 1999.Projektet kryesore kane qenë:
- Mbështetja Finlandeze për Zhvillimin e Sektorit të Arsimit në Kosovë. Edukimin e Vazhdueshëm të Infermierisë ne Kosovë.
- Kundër Trafikimi: Parandalimi dhe Aktivitetet e Kapacitetit Ndërtues në Kosovë (Kosovë dhe Maqedoni).
- Programin finlandez të të Drejtave të Njeriut .
- Mbështetjen e sektorit të të hendikepuarve.
- Mbështetjen e Qendrës së Gruas.
Zyra Ndërlidhëse e Finlandës ne Kosovë mbështet çdo vit OJQ-t përmes Fondit të Bashkëpunimit lokal.
Linku - Informatat
Më shumë informata për Finlandën dhe për çështjet e zhvillimit mund ti gjeni në
www.formin.fi