Rreth FTE

Fondacioni Trajnues Europian është një agjencion i Bashkimit Europian me seli në Torino të Italisë. Është themeluar në bazë Rregullores së Këshillit nr. 1360 në vitin 1990, për të kontribuar në zhvillimin e sistemeve të arsimit dhe trajnimit në shtetet partnerë të BE. Është bërë funksional në vitin 1994 me emërimin e drejtorit të parë Peter de Rooij dhe me fillimin e aktiviteteve të veta në hapësirat e Villa Gualino. Aktualisht, FTE punëson përafërsisht 100 stafe dhe ka një buxhet vjetor prej rreth 18 milion euro. Që nga 1 Korriku i 2004, drejtor i FTE është Muriel Dunbar.

Misioni ynë është ti ndihmojmë vendet në zhvillim dhe tranzicion për të shfrytëzuar potencialin e resurseve humane të tyre përmes reformave në sistemin e arsimit, trajnimit dhe tregut të punës në kontekst të politikës për marrëdhënie të jashtme të BE.

Si një instrument i politikës për marrëdhënie të jashtme të BE, ne e bazojmë punën tonë në bindjen se zhvillimi i resurseve humane në një perspektivë afatgjatë mund të kontribuojë rrënjësisht në rritjen e prosperitetit, në krijimin e një rritjeje të qëndrueshme si dhe në inkurajimin e përfshirjes sociale në ekonomitë në tranzicion.

Ne vendosim dhe punësojmë ekspertë nga disciplina të shumta për tu ballafaquar me çështje komplekse dhe shumëdimensionale në një ambient ekipor, në mënyrë që krijojmë njohuri, pikëpamje dhe zgjidhje të reja.

FTE në KOSOVË

Përmbledhje

Synimet e përgjithshme të aktiviteteve të FTE në Kosovë (të definuara në rezolutën e KSKB 1244) në vitin 2008 janë: (i)të mbështesë Komisionin Europian në zhvillimin dhe vendosjen e ndihmës së jashtme; (ii) të mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të resurseve humane. Aktivitetet kanë për qëllim të mbështesin implementimin Dokumentit Planifikues Indikativ Multianual (DPIM) aktual 2007-2009 për Kosovë dhe si rrjedhojë edhe prioritetet e marrëveshjes për Partneritet Europian të vitit 2006.

Në Kosovë, roli i ri i BE (që zëvendëson UNMIK-un) dhe mundësitë për zhvillimin e reformave përmbajtësore në sektorin e arsimit, pritet të kërkojnë një nivel të lartë të investimit nga ana e FTE në vitin 2008. Një përforcim i koordinimit të donatorëve nga ana e MASHT-it pritet të rrisë mbështetjen për sektorin e arsimit, p.sh. në Strategjinë e Arsimit Para-Universitar. Mbështetja e sektorit të arsimit përmes një sektori të qasjes së zgjeruar (SQZ) do të siguronte një mundësi për BE, ti ndihmojë qeverisë në drejtimin dhe ndarjen aktiviteteve të reformave duke shfrytëzuar burimet e çmuara që ka në dispozicion në mënyrë sa më efikase dhe duke u fokusuar në rezultate. Agjencion për Zhvillim Ndërkombëtar i Suedisë (SIDA) është zotuar të financojë një studim të përbashkët të fisibilitetit për zhvillimin e një arsimi të vërtetë SQZ (planifikuar për Shkurt-Maj 2008).

Komisioni Europian duke u bazuar në rezultatet e nevojës së vlerësimit të studimit të fisibilitetit dhe në partneritet me MASHT-in dhe donatorët e tjerë, do të vendosë se si ta drejtojë mbështetjen në të ardhmen për arsimin fillor dhe të mesëm. Nga FTE është kërkuar që të marrë pjesë në vlerësimin e nevojave që mund të paraqiten për nënsektorë specifik të sistemit arsimor.

Ndihma e FTE gjithashtu do të përfshijë edhe lehtësimin në kuptimin e synimeve të agjendës së BE Arsimi dhe Trajnimi 2010, pastaj në promovimin e përfshirjes së Kosovës në raportimin dhe bashkëpunimin në kuadër të kornizës së Kartës Europiane për SME, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve qeverisëse dhe administrative në reforma dhe në menaxhimin e ndryshimeve në fushën e politikës së punësimit. Kosova gjithashtu do të marrë pjesë aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve të ndihmuar nga FTE në organizatat e procesit të mësimit dhe mësimdhënies si dhe krijimin e politikës së zhvillimit të resurseve humane në fushën e përfshirjes sociale.

Për më shumë informata për FTE dhe projektet e saj vizitoni faqet:

FTE në përgjithësi: http://www.etf.europa.eu
FTE në Kosovë: http://www.etf.europa.eu/
 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>