Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim
Projektet aktuale në sektorin e arsimit - përshkrim i shkurtë

Projekt shumë-dimensional për implementimin e partneritetit institucional në mes të Austrisë dhe Kosovës në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe risive

Kohëzgjatja: 3 vite (nga 12/06 deri 12/09)
Kontributi i OEZA: 2.36 milion EUR
Partneri implementues: AEI


Ky projekt shumë-dimensional ka për synim reformimin e arsimit të lartë në Kosovë në përputhshmëri me "procesin e Bolonjës". Marrëveshja është bërë në formë të një memorandumi të mirëkuptimit ndërmjet Austrisë (Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë për Shkencë dhe Hulumtime) dhe Kosovës (UNMIK-ut, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë) dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt integrimit europian për Kosovën. Ky projekt gjithashtu do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe komunitetit ekonomik lokal. Të gjithë partnerët, së bashku me ADA-n, janë të përfaqësuar në Komitetin e Bordit Drejtues në kuadër të projektit.

Krijimi i njohurive dhe aftësive cilësore për zhvillim ekonomik dhe social- mbështetja e reformave për arsim të lartë në Kosovë 2008-2011

Kohëzgjatja: 3 vite (nga 02/08 deri 01/11)
Kontributi i OEZA: 833,300 EUR
Partneri implementues: WUS - World University Service

Zhvillimi dhe modernizimi i arsimit të lartë në Kosovë është i fokusuar fuqishëm në lidhjen e arsimit të lartë, tregut të punës, mbështetjes së punësimit dhe realizimit të punësimit. Në të gjitha masat e rekomanduara, një vëmendje e veçantë do ti kushtohet krijimit të kapaciteteve njerëzore në Universitetin e Prishtinës (UP) si dhe nivelit politik.
Projekti konsiston në masat vijuese:

- Programi për zhvillim i studimeve Master (PZHSM)
- Programi për fitimin e dijes + (PFD+)
- Programi për zhvillimin e kursit + (PZHK)
- Njësia mbështetëse për zhvillim dhe reformim të universitetit

ECO NET V - Zhvillimi i kompanive (rrjeteve) trajnuese në shkollat e Kosovës

Kohëzgjatja: 2 vite (nga 09/07 deri 11/09)
Kontributi i OEZA: 227,500 EUR
Partneri implementues: KulturKontakt Austria

Ngjashëm me disa shtete në Europën jug-lindore, OEZA do të krijojë një rrjet të kompanive trajnuese të cilat në mënyrë elektronike do t'ia përcjellin shkollave të përzgjedhura trajnuese në Kosovë, modelet relevante të punës biznes-specifike dhe ekonomike.

Projektet e implementuara në sektorin e edukimit prej 1999-2007

-Mbështetja e arsimit të lartë në Kosovë për vitet akademike 2000/2002.
Partneri implementues: WUS Austria

-Mbështetja e arsimit të lartë në Kosovë për vitet akademike 2002/2004.
Partneri implementues: WUS Austria

-Mbështetja eUniversitetit të Prishtinës 2004-2005.
Partneri implementues: WUS Austria

Mbështetja e Universitetit të Prishtinës 2005-2007.
Partneri implementues: WUS Austria

-Riorganizimi dhe reformimi i Universitetit të Mitrovicës.
Partneri implementues: Woeber Management Consulting

-Implementimi i Statutit të ri të Universitetit të Prishtinës dhe masave plotësuese lidhur me ligjin për arsim të lartë në Kosovë.
Partneri implementues: Woeber Management Consulting

-ECO NET III- promovimi i zhvillimit dhe lidhjes së rrjetit elektronik për kompanitë trajnuese anembanë Europës jug-lindore.
Partneri implementues: KulturKontakt Austria

Website: www.ada.gv.at
 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>