Një përshkrim i projekteve të OSBE-s për Arsimin e Lartë në vitin 2008

Mbështetja e aspektit të Mekanizmit të Sigurisë së Cilësisë në UP

-Mbështetja e implementimit të Mekanizmit të Sigurisë së Cilësisë duke i futur në përdorim mekanizmat e brendshëm të organizimit të vetë-vlerësimit në njësitë e UP, si dhe mbështetjen e procesit të rishikimit. Si pjesë e projektit, parashihet të ndihmojë dhe mbështesë rishikimet cilësore të njësive akademike dhe organizative si dhe të sigurohet ndërtimi i kapaciteteve për stafin që është i përfshirë drejtpërsëdrejti në çështjet e cilësisë në UP
-Mbështetja e përmirësimit të Shërbimeve Studentore në UP. OSBE ka ndihmuar UP që të themelojë një Udhërrëfyes Karriere dhe një Qendër Akademike në UP në vitin 2006, dhe është duke vazhduar që ta mbështesë funksionimin dhe zhvillimin e tij.
-Mbështetja dhe ndërtimi i kapaciteteve për të siguruar Arsimin e Mësimdhënësit në gjuhën boshnjake në UP, në Fakultetin e Edukimit në Prizren, duke lehtësuar lidhjen me Fakultetet e Edukimit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përmirësimi i shërbimeve bibliotekare në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare

-Mbështetja në përmirësimin e resurseve (kompjuterë dhe pajisje tjetër teknike; libra dhe revista On-line; Softuerin menaxhues të bibliotekës) dhe në qasjen ndaj shërbimeve në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare.
-Mbajtja e një varg seancave trajnuese lidhur me sistemin e integruar në bibliotekë (Aleph 500).
-Mbështetja në ndërtimin e rrjetit dhe kapacitetit për Menaxhim të Lartë të bibliotekës përmes pjesëmarrjes në ngjarje regjionale dhe ndërkombëtare bibliotekare si dhe përkthimin e Aleph 500 në gjuhën shqipe.
-Mbështetja në përmirësimin e resurseve dhe shërbimeve të bibliotekave të fakulteteve (Fakulteti Filologjik dhe Fakulteti Teknik)

Mbështetja në ndërtimin e rrjetit dhe kapacitetit të stafit përmes pjesëmarrjes së Menaxhmentit të Lartë të UP në ngjarje regjionale dhe ndërkombëtare

-Pjesëmarrja e Menaxhmentit të Lartë të UP në 5 konferenca ndërkombëtare në vit

Për më shumë inormata për OSBE-n dhe projektet e saj vizitoni: www.osce.org/kosovo
 

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>