CRS
Programet në mbështetje të arsimit në Kosovë
Sot, Catholic Relief Services (CRS), në partneritet me shumë organizata joqeveritare vendore vazhdon të punojë në ndërtimin e paqës ndërmjet të rinjëve shqiptarë dhe serb, në parandalimin trafikimit njerëzor si dhe në zvogëlimin e shkallës e braktisjes së shkollimit në mesin e vajzave të komuniteteve në rrezik.
CRS për momentin ka një zyrë në Prishtinë dhe një në Mitrovicë.
Projektet aktuale:
CRS në mënyrë aktive ka filluar të krijojë dhe mbështesë Partneritetin Prind-Shkollë (PPSH) anembanë Kosovës që në vitin 1998. Si rezultat i punës së CRS, sot kemi rreth 80 Këshille Prind-Mësimdhënes (KPM) me seli në shkolla , nëpër gjithë Kosovën. Këto KPM fillimisht u fokusuan në çështjet e ndërtimit dhe rehabilitimit. Megjithatë, në vitin 2002, të inkurajuar nga UNICEF, CRS filloi të ndihmojë KPM që të zhvendosin fokusimin e tyre në drejtim të cilësisë së çështjeve arsimore .
CRS me ndihmën e UNICEF dhe në partneritet me MASHT-in dhe BKPM (Bashkimin e Këshilleve Prind Mësimdhënës) që nga viti 2004 janë të përqëndruar në çështjen e braktisjes së shkollës, me theks të veçantë në braktisjen nga arsimi i detyrueshëm te vajzat. Këto projekte kanë pasur për qëllim që në mënyrë simultane të forcojnë kapacitetet IPVQ-MASHT-it në ofrimin e shërbimeve cilësore të arsimit, të forcojnë praktikën e pjesëmarrjes së komunitetit në arsim me qëllim që prindërit, mësimdhënësit dhe komuniteti i Kosovës të sigurojnë përfundimin e shkollimit të detyrueshëm të nxënësve.
Programet për arsim të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasve ndihmojnë që vajzat nga këto komunitete tradicionalisht të margjinalizuara në Kosovë, të qëndrojnë në shkollë. CRS promovon bashkëpunimin ndërmjet asociacioneve prind-mësimdhenes, shkollave dhe qeverisë për të krijuar një ambient mikpritës në shkolla dhe të promovojë vlerat e arsimit.
PIKAT MË TË RËNDËSISHME
-240 fëmijë i janë kthyer shkollës në vitin shkollor 2006-2007
-Departamentet e arsimit në komuna janë zotuar për të mbështetur aktivitetet e Planit të Veprimit në Komuna për vitin e ardhshëm fiskal.
-Plani për pajisjet burimore nëpër shkolla.
Tensionet politike të vazhdueshme të përkeqësuara nga perspektiva jo e mirë ekonomike nxisin potencialin për dhunë nga të rinjtë, veçanërisht në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës. Përmes programit tonë Punësimi për Paqe, ne sigurojmë aftesitë dhe përvojën për punë qe i shtyn të rinjtë të punojnë duke i bërë ata të ndihen më të përfshirë në shoqëri dhe me pak të prirur nga manipulimet politike.
Projekti Rinia siguron të ardhmen punon me të rinjë nga 26 shkolla të mesme në komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveqanit për ti inkuadruar te rinjtë në zgjedhjen e problemeve të përbashkëta, në marrjen e rolit aktiv në komunitet dhe të përjetojnë ngjashmërinë e çështjeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë pavarësisht se nga cila anë vijnë ata. Të inkurajuar nga ky projekt, nxënësit drejtojnë gazeta, radio programe, krijojnë mini-bursa për shkolla dhe marrin pjesë në këshillet e nxënësve multietnik. Nxënësit e shkollave të mesme nga i tërë qyteti takohen dhe planifikojnë aktivitete të përbashkëta, duke filluar prej nevojave dhe interesave të përbashkëta si të rinjë dhe vlerësimit se ata jetojnë në një qytet të përbashkët.
PIKAT MË TË RËNDËSISHME
-Udhëheqja e fushatave publike për përmirësimin e kushteve në shkolla siç janë siguria, aktivitetet jashtë planprogramit dhe raportet nxënës-mësimdhënës.
-Krijimi i ekspozitës me fotografi ?Një ditë në jetën e Mitrovicës përmes syve të rinisë së saj?.
-Përfitimi i mbështetjes nga udhëheqësit e lartë kishtar dhe ata të komunitetit përmes fushatës për mirëmbajtjen e varrezave.
-Inicimi i Koalicionit për Paqe në Mitrovicë.
-Organizimi i konferencës ?Qytetet e ndara në Ballkan?, në Mitrovicë.
-Frymëzimi i organizatës Koalicioni i Parimeve
-Shtrirja në 7 komuna tjera, 24 shkolla të mesme dhe përfaqësimi i 15,000 nxënësve.
http://www.crs.org/Kosovo/