Jan Shk Mar Pri Maj Qer Kor Gsh Sht Tet Nen Dhj
2008 19 23 26 26 21 20 11 14 19 20 13 19
2009 16 14 19 23 21 29 9 12 21 27 13 8
2010 10 13 19 25 19 18 23 12 18 13 15 3
2011 4 5 29 14 19 28 12 17 23 27 30 23
2012 21 17 32 18 13 23 19 11 34 22 26 20
2013 7 15 22 16 29 22 14 11 22 23 18 12
2014 15 16 19 13 17 18 5 9 13 9

 

03.07.2012
Zëvendësministri Mustafa priti përfaqësues të Ambasadës Amerikane

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka pritur sot në takim udhëheqësen e Departamentit për Drejtësi në Ambasadën Amerikane, Drita Pereziq, me të cilën ka biseduar rreth iniciativës së këtij departamenti për një fushatë vëtëdijësuese në shkollat e Kosovës për dukuritë negative si: dhuna në familje, droga nëpër shkolla, trafikimi me njërëz, prostitucioni etj.

    më shumë

03.07.2012
MAShT organizoi testin e arritshmërisë për nxënës të klasave të nënta

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka organizuar testin e arritshmërisë për rreth 33 mijë nxënës të klasave të nënta, i cili u mbajt në 90 qendra të testimi dhe u administrua nga zyrtarët e MAShT-it, përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe mësimdhënësit. Gjithsej kanë qenë 2400 administrues dhe 270 anëtarë komisioni të përqëndruar në 30 komuna të Kosovës.

    më shumë

04.07.2012
Kosova dhe Maqedonia hartojnë modalitetet e njohjes së diplomave universitare

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Nehat Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Stojan Karajanov, me të cilën ka biseduar rreth çështjes së pranimit të diplomave dhe dokumentacioneve të arsimit të lartë ndërmjet dy vendeve.

    më shumë

04.07.2012
MAShT dhe DKA diskutuan përfundimin e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin 2012/2013

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mbajtur takimin e radhës me Drejtorët Komunalë të Arsimit, me ç'rast u diskutua për përfundimin e vitit shkollor, Testin e Maturës si dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor 2012 -13.

    më shumë

05.07.2012
Provimin e maturës e kaluan 17 mijë e 145 maturantë

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) ka publikuar sot rezultatet e Testit të Maturës 2012 . Zëvendësministri i Arsimit njëherësh kryetar i KQShM-së, Nehat Mustafa, e ka vlerësuar maturën e këtij viti si një ndër më të suksesshmet. Ai ka thënë se "në këtë sukses ka ndikuar organizmi i maturës në dy ditë dhe zvogëlimi i lëndëve gjatë një dite". "Matura është organizuar ditën e parë më 9 qershor, kurse ditën e dytë më 23 qershor dhe kjo ka kërkuar një impenjim më të madh të MAShT-it, DKA-ve për arsye se kemi pasur më shumë maturant se çdo vit tjetër", ka thënë Mustafa .

    më shumë

09.07.2012
Kosova dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin në menaxhim te Qendrave Studentore

Zëvëndësministri i arsimit , Nehat Mustafa priti një delegacion i Qendrave të Studentëve te Turqisë i prirë nga z. Hasan ALBAYRAK, i cili do të qëndroi 3 ditë në Kosovë .

    më shumë

11.07.2012
Arritshmëria e nxënësve të klasave të nënta është 56.3 përqind

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka shpallur sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta të mbajtur më 3 korrik të këtij viti, sipas të cilave arritshmëria është 56.3 për qind, (në mësim në gjuhë shqipe mesatarisht çdo nxënës i ka zgjidhë saktë 56.3 përqind të pyetjeve, në mësim në gjuhë turke 67 përqind dhe në mësim në gjuhë boshnjake 63.5 përqind).

    më shumë

11.07.2012
MASHT angazhohet për shkollim adekuat profesional të të rinjëve

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë "Arsimi dhe Aftësimi Profesional si promotor i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës". Qëllimi i kësaj konference është sensibilizimi dhe vetëdijesimi shoqëror dhe institucional për rëndësinë që ka Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) në zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e vendit.

    më shumë

12.07.2012
NJOFTIM

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë prindërit dhe semimaturantët se Konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (10) të gjimnazeve dhe shkollave profesionale për vitin shkollor 2012/13 mund ta gjejnë në Drejtoritë Komunale të Arsimit, në shkollat përkatëse dhe në ueb faqen e MAShT (www.masht-gov.net)

    më shumë

12.07.2012
Zëvendësministri Mustafa priti përfaqësuesit e Agjensionit Amerikan MCC

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa zhvilloi një takim informues më përfaqësuesit e Agjensionit Amerikan MCC (Ndërmarrja Sfiduese e Mileniumit), të kryesuar nga Tomas Kelly, drejtor menaxhues.

    më shumë

12.07.2012
Konstituohet Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional

Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional është konstituuar sot në mbledhjen e parë, me një përbërje të re.

    më shumë

12.07.2012
MAShT dhe SBAShK – angazhohen për Kontratë Kolektive të kompletuar dhe të pranueshme

Komisionet e përbashkëta të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , dhe të SBAShK-ut, në një takim të mbajtur sot, biseduan për modalitetet e zbatimit të Kontratës Kolektive, e cila përbën mbrojtjen e interesave të të gjithë punëtorëve arsimorë .

    më shumë

13.07.2012
Kosova ofron mundësi studimi për të rinjtë shqiptarë të Malit të Zi

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa me bashkëpunëtorë, priti përfaqësuesit e shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Malit të Zi, z. Mehmet Bardhi, deputet në Parlamentin e këtij vendi dhe z. Tahir Tahiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi.

    më shumë

19.07.2012
Ministri Buja ndau diplomat e para të certifikuara nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në një ceremoni solemne, ka ndarë certifikatat e para për njohje të diplomave. 74 diplomat e certifikuara nga Asociacioni i Universitetit Evropian (AUE) janë dhënë në përputhje me marrëveshjen e arritur në BE me dialogun e lehtësuar Prishtinë-Beograd të arritur më 21-22 Nëntor 2011, në mes të Prishtinës (Kosovës) dhe Beogradit (Serbisë).

    më shumë

21.07.2012
Telegram ngushëllimi

23.07.2012
Ministri Buja emëroi anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja , ka emëruar 4 anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në përbërje; Elife Podvorica, muzikologe, Arben Fetoshi, drejtor i Radio Kosovës, Muharrem Nitaj, gazetar dhe Nezir Çoçaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës .

    më shumë

26.07.2012
MAShT dhe Universiteti Anadollu organizuan punëtori për arsimin special

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me Universitetin Anadollu në Eskisehir nga Turqia kanë organizuar punëtorinë "Arsimi special në kuadër të sistemit arsimor gjithëpërfshirës në Republikën e Kosovës", e cila ka filluar sot dhe do të zgjasë dy ditë.

    më shumë

27.07.2012
Seminar mbarëkombëtarë për mësimin plotësues në diasporë - ‘KORÇA 2012’

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Ministria e Arsmit e Shqipërisë (MASH) nga data 30.07-02.08.2012 në Korçë, do të organizojnë Seminarin e tetë mbarëkombëtarë me mësuesit/et e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues SHSHMP në diasporë - " Korça 2012".

    më shumë

31.07.2012
Ka filluar Punimet seminari mbarëkombëtarë më mësuesit e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Diasporë

Në organizim të përbashkët të Ministrive të Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë në Korçë, ka filluar punimet Seminari i tetë mbarëkombëtarë me mësuesit/et e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues SHSHMP në diasporë - "Korça 2012".

    më shumë

 
Kosova - shtet i dijes
Arsimi i standardeve europiane do t'i paraprijë Kosovës europiane. Programi i MASHT - it për "Cilësi dhe Barazi në Arsim" - komponentë e reformës shumëdimensionale dhe sfidë në forcimin e sistemit arsimor.

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>