Jan Shk Mar Pri Maj Qer Kor Gsh Sht Tet Nen Dhj
2008 19 23 26 26 21 20 11 14 19 20 13 19
2009 16 14 19 23 21 29 9 12 21 27 13 8
2010 10 13 19 25 19 18 23 12 18 13 15 3
2011 4 5 29 14 19 28 12 17 23 27 30 23
2012 21 17 32 18 13 23 19 11 34 22 26 20
2013 7 15 22 16 29 22 14 11 22 23 18 12
2014 15 16 19 11

 

02.04.2012
Zëvendësministri Mustafa priti një grup mësimdhënësish shqiptarë nga Suedia

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa priti sot një grup të arsimtarëve shqiptarë nga Suedia, të cilët po qëndrojnë në Kosovë dhe Shqipëri së bashku me 100 nxënës shqiptar, në ekskursionin mësimor "Ta njohim atdheun". Bashkë me ta ishin edhe dy drejtorë të shkollave suedeze.

    më shumë

02.04.2012
Ministri Buja priti në takim rektorin e Universitetit Teknik në Stamboll

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit Teknik (ITU) në Stamboll, z. Muhamet Sahin, i cili shoqërohej nga ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, më të cilët ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës dhe Turqisë në sektorin e arsimit, veçanërisht në fushën e teknologjisë.

    më shumë

04.04.2012
MAShT-i mbajti takimin e rregullt me DKA-të

Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kanë mbajtur të mërkurën takimin e rregullt me drejtorët komunal të arsimit, ku janë shpalosur ndryshimet rreth organizmit të Provimit "Matura Shtetërore 2012" dhe përgatitjet rreth këtij provimi.

    më shumë

04.04.2012
Ministri Buja: Kosova do të përgatitë kuadro për tregun e jashtëm

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, priti sot z.Wlhelm Hicking, Drejtor i Odës Zejtare të Dortmundit me bashkëpunëtorë, me të clin biseduan për çështje të zhvillimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ndërlidhejn me ekonominë, implementimin e projektit aktual për Arsimin dhe për mundësitë e projekteve tjera.

    më shumë

05.04.2012
MAShT dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës debatuan për Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka prezantuar Kornizën e Kurrikulës së Arsimit Parauniversitarë ( APU) të Kosovës, Këshillit të Nxënësve të Kosovës(KNK) , njëherësh zhvilloi debat lidhur me këtë dokument strategjik . Ky debat u organizua me iniciatvën e KNK-së dhe pati për qëllim që përfaqësuesit e nxënësve të njihen më detajisht lidhur me përmbajtjen e dokumenti, rëndësinë dhe mundësitë e implementimit në të ardhmen.

    më shumë

06.04.2012
Njoftim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha niveleve parauniversitare, se të hënën (09 prill 2012), për nder të Pashkëve Katolike dhe të martën (10 prill 2012), për nder të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk do të ketë mësim.

    më shumë

06.04.2012
MAShT organizoi debat publik për Draftligjin për Arsimin Profesional dhe atë për Arsmin e të Rriturve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, procesin e rishikimit të Ligjit për Arsimin e të Rriturve dhe Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional të Kosovës e ka përmbyllur me organizmin e një debati publik, në të cilin kanë marrë pjesë drejtorët e Shkollave të Mesme Profesionale në Republikën e Kosovës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të tjerë arsimor në vend.

    më shumë

13.04.2012
Memorandum për lokacionin e Akademisë së Kosovës për Lidership në Mitrovicë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Avni Kastrati, dhe kryetari i Organizatës Joqeveritare "Global Neighbors, Inc", z.Donald F.Davis, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Mitrovicës për për themelimin e Akademisë Kosovare për Lidership (AKL).

    më shumë

17.04.2012
Ministri Buja: Festa e Abetares këtë vit e veçantë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shënoi sot "Festën e Abetares",në qytetin historik të Prizrenit.

    më shumë

19.04.2012
Ministri Buja: MAShT gjithnjë në ndihmë të nxënësve të Luginës së Preshevës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur sot në takim përfaqësues të Unionit Demokratik Shqiptarë nga Lugina e Preshevës, ku është diskutuar për problemet në fushën e arsimit, me të cilat ballafaqohen shqiptarët e asaj ane.

    më shumë

20.04.2012
Ministri Buja mori pjesë në përurimin botimeve të Institutit Albanologjik

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , z. Ramë Buja mori pjesë në përurimin vjetor të 36 vëllimeve të botuara gjatë vitit 2011, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

    më shumë

23.04.2012
Ministri Buja hapi aktivitetin “Java e Arsimit për të Gjithë”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, në shkollën e mesme teknike " Fehmi Agani" në Klinë , ka shpallur të hapur aktivitetin " Java e arsimit për të gjithë" me temë "Të rinjtë, shkathtësitë dhe puna", me theks të veçantë zhvillimi i shkathtësive të të rinjve në shkollat tona.

    më shumë

24.04.2012
Shtëpia botuese me Kodin 1002 përzgjedhet për botimin e Abetares së përbashkët

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Shqipërisë kanë përzgjedhur sot në Tiranë shtëpinë botuese me Kodin 1002 për botimin e Abetares së përbashkët "Shqipëri- Kosovë", e cila pritet që të jetë e gatshme në fillim të vitit shkollor 2012/ 2013.

    më shumë

25.04.2012
Ministri Buja priti në grup nxënësish shqiptar nga Turqia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, priti një grup nxënësish, bashkë atdhetarë tanë nga Turqia, të cilët po qëndrojnë për një vizitë disaditëshe në vendin tonë.

    më shumë

26.04.2012
Ministri Buja vuri gurthemelin e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe ministrja për Zhvillim e Luksemburgut, znj.Marie Jose Jachobs, kanë vë sot gurthemelin e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj.

    më shumë

26.04.2012
MAShT shënoi Ditën e Vajzave

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Njësia e të Drejtave të Njeriut, ka shënuar Ditën e Vajzave. MAShT sivjet këtë aktivitet e ka organizuar vetëm, ndërkohë që më herët ky aktivitet është zhvilluar me ndihmën e GTZ së.

    më shumë

26.04.2012
Ministri Buja vlerëson të veçantë marrëveshjen ndërmjet UPz dhe UShT

Universiteti Publik i Prizrenit dhe Universiteti Shtetëror i Tiranës kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi, i cili parasheh këmbimin e përvojave, në funksion të përmbushjes së vizioneve arsimore dhe shkencore të të dyja universiteteve.

    më shumë

27.04.2012
Edhe 50 bursa për studentët kosovarë në Universitetin e Sheffield-it

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe Ioannis Ververidis, rektori i Universitetit të Sheffieldy me seli në Selanik, nënshkruan Marrëveshje - Protokol Bashkëpunimi për raundin e ri të bursave.

    më shumë

 
Kosova - shtet i dijes
Arsimi i standardeve europiane do t'i paraprijë Kosovës europiane. Programi i MASHT - it për "Cilësi dhe Barazi në Arsim" - komponentë e reformës shumëdimensionale dhe sfidë në forcimin e sistemit arsimor.

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>