| MASHT |
| Jan | Shk | Mar | Pri | Maj | Qer | Kor | Gsh | Sht | Tet | Nen | Dhj | |
| 2008 | 19 | 23 | 26 | 26 | 21 | 20 | 11 | 14 | 19 | 20 | 13 | 19 |
| 2009 | 16 | 14 | 19 | 23 | 21 | 29 | 9 | 12 | 21 | 27 | 13 | 8 |
| 2010 | 10 | 13 | 19 | 25 | 19 | 18 | 23 | 12 | 18 | 13 | 15 | 3 |
| 2011 | 4 | 5 | 29 | 14 | 19 | 28 | 12 | 17 | 23 | 27 | 30 | 23 |
| 2012 | 21 | 17 | 32 | 18 | 13 | 23 | 19 | 11 | 34 | 22 | 26 | 20 |
| 2013 | 7 | 15 | 22 | 16 | 15 |
|
|
|
|
|
|
|
01.11.2012
Përmbyllet projekti Përmirësimi i Shkathtësive Pedagogjike të Mësimdhënësve dhe Drejtorëve të Shkollave Profesionale
Është mbajtur konferenca përfundimtare për projektin "Përmirësimi i Shkathtësive Pedagogjike të Mësimdhënësve dhe Drejtorëve të Shkollave Profesionale në Kosovë", i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Finlandës, me ç`rast janë prezantuar aktivitetet e realizuara në Kosovë.
më shumë
02.11.2012
Është përuruar aneksi i Qendrës Burimore “ Lef Nosi “ në Prizren
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë , z Xhavit Dakaj , kryetari i komunës së Prizrenit , Ramadan Muja dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë , znj. Songul Ozan, kanë inauguruar solemnisht aneksin e Qendrës Burimore " Lef Nosi' në Prizren .
më shumë
05.11.2012
Zëvendësministri Baldzi priti Komisionerin e Lartë Evropian për Pakica, Knut Wollebaek
Zëvendësministri i Arsimit, z. Usmen Baldzi, priti Komisionerin e Lartë Evropian për Pakica, z. Knut Wollebaek, me të cilin bisedoi për plan programet, tekstet shkollore , edukimin dhe arsimimin e komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe çështje tjera .
më shumë
07.11.2012
MAShT dhe DKA-të diskutuan për licencim të mësimdhënësve, ekskursione të nxënësve dhe shënim të 100 vjetorit të pavarësisë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përfaqësuesit e Drejtorive Komunale të Arsimit ( DKA), në takimin e sotëm biseduan për licencimin e mësimdhënësve, për ekskursione (shëtitje) të nxënësve dhe shënim dinjitoz të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
më shumë
09.11.2012
Zëvendësministri Mustafa: Vlerësimi të shikohet si mundësi për arritjen kompetencave
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe USAID-i (Nga Populli Amerikan) organizuan një punëtori me temë: "Përmirësimi i të nxënit nëpërmjet të vlerësimit".
më shumë
09.11.2012
Ministri Buja mori pjesë në Universiadën mbarëkombëtare
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë në Universiadën Mbarëkombëtare, e cila është organizuar për ndër të 100 vjetorit të Pavërësisë së Shqipërisë.
më shumë
12.11.2012
Ministri Buja priti anëtarë të Klubit të Ambasadorëve të rinj të Kosovës
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, pati takim me një grup përfaqësuesish të " Klubit të Ambasadorëve të rijnë të Kosovës " me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale në arsimin e Kosovës si dhe aktivitet e " Klubit të Ambasadorëve ".
më shumë
13.11.2012
Tempus hap oferta të reja për arsimin e lartë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me programin Tempus ka organizuar një punëtori informative ku janë prezantuar të arriturat e këtij programi gjatë periudhës njëvjeçare si dhe janë hapë ofertat për aplikacione të reja.
më shumë
13.11.2012
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa priti një delegacion nga Suedia
Zëvendësministri i Arsimit z. Nehat Mustafa priti një delegacion (përgjegjës për çështje të arsimit), të qytetit Alvesta të Suedisë, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale në arsimin e Kosovës, procesin e reformave në arsim, të arriturat , sfidat.
më shumë
13.11.2012
Certifikohen 117 drejtorë të shkollave sipas programit "Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqjen arsimore"
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 117 drejtorëve të shkollave, të cilët me sukses e kanë përfunduar programin "Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqjen arsimore".
më shumë
14.11.2012
Ministri Buja priti një delegacion nga Eksishehiri i Turqisë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pritur sot një delegacion nga regjioni i Eksishehirit nga Turqia, të prirë nga prefekti i këtij regjioni Kadir Koçdemir dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.
më shumë
14.11.2012
Paraqiten të arriturat dhe planet e Programit Themelor të Arsimit
Programi i USAID-it - Basic Education Program (Programi i Arsimit Themelor) -BEP në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), kanë paraqitur sot të arriturat e këtij programi të përbashkët për vitin e kaluar dhe planet që kanë për vitin e ardhshëm.
më shumë
14.11.2012
Ministri Buja mori pjesë në shënimin e 120 vjetorit të Shkollës Shqipe të Vashave në Prizren
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja , mori pjesë në ceremoninë festive të 120 vjetorit të Shkollës Shqipe të Vashave në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare të Prizrenit .
më shumë
16.11.2012
Ministri Buja mori pjesë në punëtorinë për “profesionet e rregulluara”
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me Zyrën e Tempus-it në Kosovë ka organizuar një punëtori lidhur me njohjen e diplomave për profesionet e rregulluara.
më shumë
16.11.2012
Ministri Buja për vizitë zyrtare në Suedi
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, udhëtoi sot për në Suedi për një vizitë zyrtare dy-ditore.
më shumë
18.11.2012
Ministri Buja takon mësues dhe studentë shqiptarë në Suedi e Danimarkë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka qëndruar në Suedi dhe Danimarkë për një vizitë zyrtare dy-ditore.
më shumë
19.11.2012
Ministri Buja inkurajon nxënësit për veprimtari artistike
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, mori pjesë në prezantimin e pikturave të nxënësve të shkollës së mesme të lartë teknike "11 Marsi" të Prizrenit, drejtimi -Dizajn Grafik!
më shumë
20.11.2012
Ministri Buja mori pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa kanë përuruar sot objektin e ri të shkollës së mesme ekonomike juridike "Hoxhë Kadri Prishtina" në kryeqytet.
më shumë
20.11.2012
Ministri Buja ndau shpërblimet për pikturat më të mira nxënësve të talentuar Prizrenas
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ndau shpërblimet për pikturat më të mira të realizuar nga nxënësit e shkollës së mesme të lartë teknike "11 Marsi" të Prizrenit, drejtimi -Dizajn Grafik.
më shumë
22.11.2012
U hap Panairi promovues ”Arsimimi i të rriturve dhe mësimi gjatë gjithë jetës”
Nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim të ngushtë me organizatën DVV International - zyra në Kosovë, është organizuar Panairi promovues "Arsimi i të rriturve dhe mësimi gjatë gjithë jetës", ku po promovohet puna e ofruesve të arsimit joformal për të rritur në Kosovë.
më shumë
22.11.2012
Ministri Buja mori pjesë në manifestimin e UP-së për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë në manifestimin qendror të Universitetit të Prishtinës (UP), me tw cilin wshtw shënuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.
më shumë
26.11.2012
NJOFTIM
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që në vigjilje të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar orën e parë të mësimit, më 27 nëntor 2012, t' ia kushtojnë 28 nëntorit, kësaj dite të rëndësishme të historisë sonë.
më shumë
27.11.2012
Urime 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë
27.11.2012
Hap pas hapi drejt shkollave më të mira
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Qeverisë së Republikës së Kosovës organizon më 4 e 5 dhjetor 2012 një Konferencë Ndërkombëtare me titull "Hap pas hapi drejt shkollave më të mira". Konferenca mbështetet nga Projekti për Zhvillimin Institucional të Arsimit (PZHIA) i Bankës Botërore.
më shumë
29.11.2012
Ministri Buja takoi ambasadorin britanik Cliff
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z.Ian Cliff, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale në fushën e arsimit në Kosovë.
më shumë
30.11.2012
Ministri Buja për vizitë zyrtare në Gjermani
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, udhëtoi sot për në Gjermani për një vizitë zyrtare dy-ditore.
më shumë
| Kosova - shtet i dijes |
| Arsimi i standardeve europiane do t'i paraprijë Kosovës europiane. Programi i MASHT - it për "Cilësi dhe Barazi në Arsim" - komponentë e reformës shumëdimensionale dhe sfidë në forcimin e sistemit arsimor. |
KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA
Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>
KALENDARI I NGJARJEVE