Jan Shk Mar Pri Maj Qer Kor Gsh Sht Tet Nen Dhj
2008 19 23 26 26 21 20 11 14 19 20 13 19
2009 16 14 19 23 21 29 9 12 21 27 13 8
2010 10 13 19 25 19 18 23 12 6

 

01.09.2010
Filloi viti i ri shkollor 2010-2011

Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj kanë vizituar shkollën fillore "Dardania" dhe "Ismail Qemajli", në Prishtinë me q`rast uruan fillimin e vitit shkollor të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve të këtyre shkollave dhe të gjitha shkollave në Republikën e Kosovës.

    më shumë

02.09.2010
Ditën e dytë të vitit të ri shkollor është përuruar shkolla e re në Bardhosh

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, së bashku kanë përuruar shkollën fillore "Andon Zako Çajupi", në Bardhosh të komunës së Prishtinës.

    më shumë

03.09.2010
Prizreni bëhet edhe me dy shkolla të reja

Në një ambient festiv, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj kanë përuruar shkollën e re "Abdyl Frashri", në lagjen Ortakoll të Prizrenit në të cilën vijojnë mësimin rreth 3 mijë nxënës dhe ku mësimi zhvillohet në tri gjuhë. Është përuruar edhe objekti i ri shkollor ne fshatin Nebregoshte te kësaj komune.

    më shumë

06.09.2010
Në Ferizaj u përuruan dy objekte të reja shkollore dhe një shkollë e renovuar ne Fshatin e Vjetër

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Luksemburgut në Kosovë, Pjerre Weber përuruan dy shkolla fillore në qytetin e Ferizajt dhe shkollën "Muharrem Shemsedini" në Fshatin e Vjetër të komunës së Ferizajt e cila është rinovuar. Investimet për ndërtimin e shkollave në Qytet i ka bërë MASHT- i ndërsa për renovimin e shkollës në Fshatin e Vjetër kanë investuar USAID-i, Caritasi i Luksemburgut, komuna e Ferizajt dhe komuniteti.

Sipas kryetarit Xhemaili, tash e tutje në këtë komunë me përjashtim të një shkolle, mësimi do të zhvillohet në dy ndërrime.

    më shumë

07.09.2010
Komisioni Qendrorë Shtetërorë i Maturës shpalli rezultatet e provimit për afatin e gushtit 2010

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror, Shtetëror të Maturës (KQSHM), në afatin e gushtit, dijen e tyre kanë sprovuar 11026 nxënës, prej tyre provimin e kaluan 7359, ose shprehur në përqindje 66.7% Nuk patën sukses 3667 nxënës ose shprehur në përqindje 33.3%.

    më shumë

08.09.2010
U mbajt tryeza me temën “Lidhja e reformave në arsimin e lartë me Procesin e Bolonjës...”

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Zyra e Ndër-Kulturalizmit dhe Procesit te Bolonjës, projekt ky i përbashkët i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Këshillit të Evropës, kanë organizuar një tryezë të rrumbullaktë me pjesëmarrje të ekspertëve ndërkombëtarë të arsimit të lartë.

    më shumë

 

BRAIN GAIN KOSOVA

MASHT promovoi programin Brain Gain - Kthimi i Trurit
Kthimi i Trurit, ka për qëllim kthimin e intelektualëve nga vendet jashtë...
më shumë >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>