DEPARTAMENTI I ADMINISTRATES ARSIMORE PARAUNIVERSITARE

Departamenti i Administratës së Arsimit Parauniversitar përbëhet prej këtyre Divizioneve

1.Divizioni i arsimit të përgjithshëm

- Sektori për edukimin parashkollor
- Sektori për arsimin fillor
- Sektori për arsimin e mesëm të ulët
- Sektori për arsimin e mesëm të lartë
- Sektori për arsimin me nevoja të veçanta

2. Divizioni i arsimit profesional

3. Divizioni për komunitetet

Divizioni i arsimit të përgjithshëm

Merret me aspektet pedagogjike të arsimit të përgjithshëm që nga edukimi parashkollor e deri te shkolla e mesme e lartë (në veçanti me gjimnazet), pastaj me arsimin special për fëmijët me nevoja të veçanta, me shkollat promovuese të shëndetit, me çështjet e administratës së përgjithshme, etj.

Divizioni i arsimit profesional

Arsimi profesional është pjesë e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional që u mundëson nxënësve që kanë mbaruar shkollimin e obliguar, inkuadrimin në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t'u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim.

Divizioni për komunitete

Divizioni për komunitete është pjesë e Departamentit të Administratës së Arsimit Parauniversitar. Ky divizion merret me çështjet e arsimimit të gjitha komuniteteve, të cilët jetojnë në Kosovë: sërbëve, boshnjakëve, turqve, romëve, ashkalinjëve, egjiptianëve, goranëve, etj.. Qëllimi i sektorit është të sigurohet arsimimi cilësor në të gjitha nivelet në gjuhët amëtare të komuniteteve. Arsimimi i komuniteteve ka për qëllim gjithëpërfshirjen dhe integrimin e nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit.

Punët, detyrat e punës dhe kompetencat

- Departamenti i Administratës së Arsimit Parauniversitar udhëheq politikat e arsimit parauniversitar,
- Përcjell realizimin e reformave arsimore duke propozuar qasje të reja për implementimin saj,
- Harton Rrjetin shkollor për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar,
- Përgatitë themelimin e Institucioneve arsimore në harmoni me ligjet në fuqi dhe Rrjetin shkollor,
- Identifikon nevojat e infrastrukturës ligjore për institucionet arsimore,
- Përcakton dokumentacionin shkollor bazuar në ligj dhe kurrikulin arsimor,
- Shqyrton dhe përcakton barasvlerën dhe nostrifikimin e dokumentacionit të marrë jashtë Kosove,
- Përcakton kalendarin për vitin mësimor,
- Përcjell realizimin e të drejtave të barabarta, për shkollim, për të gjitha komunitetet për mësim cilësor në gjihën amtare.
- Krijon kushte për shkollimin e nxënësve të arsimit të përgjithshëm, arsimit profesional dhe të arsimimit të nxënësve me nevoja të veçanta,
- Koordinon dhe bashkërenditë punët me Departamentet, Divizionet dhe Sektorët e MASHT-it.
- Koordinon dhe bashkërenditë punët me OJQ-të dhe partnerët e MASHT-it, për realizimin e projekteve të ndryshme të arsimit.
- Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligje dhe akte nënligjore
- Bën promovimin e shëndetit në shkolla.

DREJTOR I ADMINISTRATËS SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Alush Istogu
Tel: 038 212 055
alush.istogu@rks-gov.net


ASISTENTE ADMINISTRATIVE E DAAP
Elhame Llapashtica
Tel: 038 212 197
elhame.llapashtica@rks-gov.net