| MASHT |

Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar është një organizatë jo-profitabile me seli në Washington, D.C. Këshilli Amerikan ka mbi 30 vite përvojë në administrimin e
programeve arsimore dhe shkëmbimeve akademike nëpër Evroazi.
Fondacioni Kosovaro-Amerikan per Edukim ofron bursa për magjistraturë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, studentëve kosovarë të cilët janë të përkushtuar në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre. Për më shumë informata vizitoni: http://www.kaef-online.org/
Programi për aftësim profesional të profesorëve të rinj të universitetit, ofron mundësi që profesorët e rinj, bashkë me stafin administrativ, të vijojnë një semestër akademik në një universitet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për më shumë informata vizitoni: http://www.jfdp.org/
YES (Youth Exchange and Study)
YES është program, pa pagesë, për nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë, për të vijuar një vit shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nxënësit do të jetojnë me familjet nikoqire amerikane dhe i vijojnë mësimet në shkollat e mesme amerikane. Për më shumë informata vizitoni: http://americancouncilssee.org/
Për më shumë, kontaktoni Zyrën e Këshillit Amerikan në:
Rr. Fehmi Agani 46/3, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
KALENDARI I NGJARJEVE
KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA
Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it
Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>