| MASHT |
|
CARE International – Kosovo Isa Kastrati Street 113, Tel: (+381 (0) 222 435/ 243 546/243864 |
Hyrje:
CARE International në Kosovë ka filluar projektet në fushën e edukimit në vitin 2000, me përfundimin e fazës emergjente. Gjatë dy viteve të para projektet kanë qenë të përqendruara në trajnimin e mësimdhënësve për t’iu ofruar ndihmë psikoscoiale fëmijëve të traumatizuar. Projektet kryesisht kanë qenë të përqendruara në zonat rurale dhe semi-urbane të cilat janë prekur rëndë nga konflikti i armatosur gjatë viteve 1998/9.
Më vonë, projektet në fushën e edukimit janë zgjeruar duke përfshirë më tepër përfitues dhe aktivitete. Përveq punës në fushën psikosociale dhe atë të shkathtësive shoqërore me mësimdhënës dhe nxënës, fokusi i projekteve ishte paisja e mësimdhënësve me metoda interaktive të fokusuara në nxënës dhe qasjet e bazuara në edukimin mbi të drejtat e njeriut për të lehtësuar punën e tyre të përditshme dhe për të pasuruar njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për një mësimdhënie më kualitative. Këto projekte poashtu janë të fokusuara në përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes shkollave dhe prindërve për të krijuar një mjedis sa më miqësor për nxënës. Qëllimi kryesor i projekteve të edukimit të CARE International në Kosovë është ti kontribuoj procesit të ndërtimit të paqes në Kosovë.
CARE International në Kosovë bashkëpunon ngusht me të gjithë aketerët relevant qeveriatr dhe joqeveritar të të gjitha niveleve për të përmirësuar kualitetin e mësimdhënies. Të gjitha trajnimet e ofruara nga CARE janë zyrtarisht tëë njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në Kosovë dhe janë pjesë e trajnimeve në shërbim të koordinuara nga MASHT.
Projektet e implementuara (2000-2007):
Projektet e tanishme:
Projekti është vazhdimësi e projektit EPT I dhe II të implementuara gjat viteve 2000-2006 me shkolla të përzgjedhura fillore në rajonin e Prizrenit. Projekti EPT III financohet nga Qeveria Gjermane (BMZ - Ministria për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim), KKS – Fondacioni Karl Kubel dhe CARE Gjermania, ndërsa implemntohet nga CARE International në Kosovë dhe organizatat partnere SHNPFF (Shoqata për ndihmë psikosociale për fëmijët dhe familjen) dhe EPGj (Edukimi për të Gjithë). Ky projekt ka filluar me 1 shator 2006 dhe do të përfundoj me 31 dhjetor 2008.
Synimi i përgjithshëm i projektit është kontribuimi në procesin e pajtimit, fuqizimit demokratik si dhe zhvillimit të qëndrueshëm të paqes në Kosovë përmes promovimit të kulturës së tolerancës.
Objektivat specifike të projektit:
Projekti i ka në shenjestër 13 komunitete-shkolla mono-etnike në Kosovën qendrore, gjëgjësisht komunat e Malishevës, Gjakovës dhe Skenderajit.
Projekti “fuqizimi i komuniteteve RAE në Kosovë” bazohet në përvojat e suksesshme të projekteve të mëparshme (EPT I, II, III, EIDHR START I & II, REGS, etj.). Ky projekt financohet nga Agjencioni Evropian për Rindërtim (AER) dhe CARE Holanda. Projekti implemetohet nga CARE International në Kosovë dhe organizatat partnere vednore SHNPFF dhe QPEA (Qendra për promovimin e edukimit dhe arsimit). Ky projekt ka filluar me 1 prill 2007 dhe do të përfundojë me 30 maj 2009.
Synimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë drejt qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike si dhe përfshirjes së komuniteteve RAE në Kosovë. Projekti përkrahë fuqizimin e komuniteteve RAE dhe në veçanti fuqizimin e OJQ-ve RAE si një mënyrë strategjike për arritjen e qëllimit të përgjithshëm.
Objektivat e projektit janë:
Që deri në fund të projektit (20 muaj) komunitetet RAE në 20 lokacione nëpër Kosovë do ta kenë të përmirësuar mirëqenien socio-ekonomike përmes fuqizimit të 10 OJQ-ve RAE të cilat do të mund të ndikojnë në:
Rezultatet e pritura
Udhëzuesi për mësimdhënës
Udhëzuesi për mësimdhënës “Edukimi për të drejtat e njeriut dhe mësimdhënia ndëraktive” është përpiluar si rrjedhojë e punës disa vjeçare përmes përpjekjeve bashkëpunuese të ekipit vendor dhe ndërkombëtar të organizatës CARE Internacional në Kosovë si dhe organizatave vendore partnere EPGj (Edukimi për të gjithë), QPEA (Qendra për promovimin e edukimit dhe arsimit) dhe Pedagogu, përbrenda kornizave të projekteve Edukim për Paqe dhe Tolerancë faza 1, 2 dhe 3, dhe Promovimi i Edukimit mbi Drejtat e Njeriut dhe Dialogut Ndër-etnik në Kosovë.
Ky udhëzues i përgjigjet nevojës për zhvillimin e edukimit për të drejtat e njeriut në Kosovë. Është një përmbledhje e informacionit dhe materialit të trajnimit nga organizatat dhe institucionet e mirënjohura që punojnë në sferën e edukimit për të drejtat e njeriut e poashtu edhe përmbledhje e modeleve të mësimit nga praktika e trajnerëve mësimdhënës nga organizatat partnere të lartpërmendura dhe mësimdhënësit e trajnuar nga ky program. Udhëzuesi u ofron përkrahje mësimdhënësve dhe edukatorëve të cilët paraqesin edukimin për të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve në plan programet e tyre.
Udhëzuesi është i përbërë nga tri pjesë:
Pjesa 1. Hyrje në të drejtat e njeriut
Pjesa 2. Parimet metodologjike të edukimit për të drejtat e njeriut
Pjesa 3. Familjarizimi i mësimdhënësve dhe nxënësve me edukimin për të drejtat e njeriut
Me kërkesën e CARE Internacional në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, ka njohur formalisht dhe fut në fuqi përdorimin e Udhëzuesit për mësimdhënës “Edukimi për të drejtat e njeriut dhe mësimdhënia ndëraktive” si material referues për lëndën e Edukatës Qytetare dhe për qasjen a bazuar në edukimin mbi të drejtat e njeriut.