Arsimimi dhe integrimi i komuniteteve

Në Kosovë është e njohur që krahas popullit të shumicës Shqiptarëve jetojnë edhe përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme si që janë: Sërbët, Boshnjakët, Turqit, Romët, Ashkalit, Egjiptas (RAE), Goranë dhe Kroatët. Të gjitha këto kanë specifiukat të cilat pasqyrohen në gjuhë, histori, kultur, traditë, art etj. Duke pasur parasysh të gjitha specifikat Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përpiqet që të t'iu siguroj gjithë komuniteteve të cilat jetojnë në Kosovë arsimim cilësor në gjuhën e tyre amtare. Me punën e gjertanishme dhe me aktivitetet konkrete këtë dhe e ka vërtetuar. Është fakt se në Kosovë përveq mësimit në gjuhën shqipe, zhvillohet edhe mësimi në gjuhën sërbe, boshnjake dhe turke, ky është tregues më i mirë i respektit dhe nderimit të lart të nevojave dhe interesave e që janë pjesë e shoqërisë kosovare dhe që e pasurojnë me llojllojshmëri.

Zhvillimet dinamike të shoqërisë, ndryshimi i saj dhe kërkesat e reja bashkëkohore të cilat vendosen para saj, nuk kanë mundur të tejkalojnë Kosovën e cila shumë mirë adaptohet në trendet bashkëkohore dhe sfidave të jetës. Të vetëdijshëm që pa një reformim të arsimit nuk ka progres të shoqëris demokratike, pasi që arsimi është shtylla themelore e ndërtimit dhe afirmimit të vlerave të vërteta MASHT-i ka startuar me reformën në arsim në vitin shkollor 2002/2003. Reforma në arsim ka filluar me futjen e klasës së 9-të si klasë e obliguar e shkollimit fillor. Për të filluar me reformën në arsim dhe me implemnetimin e saj, është filluar me zhvillimin e plan-programeve mësimore në bazë të kornizës së kurrikulit të ri. Prej fillimit, reformën e kanë mbështetur dhe përkrahur në të gjitha nivelet komunitetet të cilat e kanë kuptuar realitetin e kosovar duke e parë ardhmërin e tyre në Kosovë: Boshnjakët, Turqit, Romët, Ashkalit dhe Egjiptas dhe të tjerë. Gadishmërinë nuk e ka treguar vetëm komuniteti serb dhe krahas përpjekjeve të MASHT-it, që me ndihmën e faktorit relevant ndërkombëtar të siguroj pjesmarrjen e komunitetit serb në zhvillimin dhe hartimin e plan-programeve të reja dhe teksteve shkollore të cilat bazohen në metodologjinë bashkëkohore, dhe kërkesave të ndryshimeve shoqërore me respekt të plot të llojlloshmërisë. Ata kanë vazhduar të punojnë me planprogramet e vjetra sërbe.

Kominitetet të cilat janë të integruar në sistemin arsimor në Kosovë (Boshnjakët, Turqit, RAE), kanë formuar në vitin 2002 grupet e ekspertëve për hartimin e palnprogrameve për grupën e lendëve kombëtare (gjuhë amtare, histori, kultura muzikore dhe figurative). Në grupin e ekspertëve për mësim në gjuhën boshnjake kemi 16 ekspert lëndor e për mësimin në gjuhën turke 12 ekpert. Ata bashkarishtë me kolegët e tyre Shqiptarë kanë punuar, bashkëpunuar dhe kanë marrë pjesënë zhvillimin e palnaprogrameve duke përcjellur seminaret e shumta ku ekpertët local dhe ndërkombëatar kanë mbartur dijën e tyre dhe kanë ndihmuar zhvillimin të palnprogrameve mësimore cilësore. Ashtu që sot kemi planprogramet e reja të unifikuara kosovare prej od 1- 13 klasë, në tre gjuhë mësimore: shqipe, boshnjake dhe turke. Për herë të pare komunitetet minoritare kanë marrë pjesë në zhvillimin e palnprogrameve dhe ekspertët e tyre kanë pas rast të shkruajnë për gjuhën e tyre, historin, kulturën muzikore dhe artin si dhe për vlerat e komunitetit të shumicës me të cilën bashkëjetojnë.

Sot në Kosovë kemi 28 shkolla fillore të përziera dhe 14 shkolla të mesme, ku mësojnë së bashku shqiptarët, boshnjakët, turqit, RAE dhe ku ka marrëdhënie mjaft të mira si ndërmjet nxënësve, ashtu edhe ndërmjet arsimtarëve.Në këto shkolla nxënësit marrin pjesë në programe dhe projekte të ndyshme, me interes të përbashkët për të gjithë. Romët mësojnë kryesisht në gjuhën mësimore shqipe, një numër i vogël në gjuhën serbe, kur jetojnë në mjedise ku shumica janë serbë dhe ku mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën serbe. Një numër i madh i arsimtarëve ka kaluar nëpër seminare dhe trajnime pa marrë parasysh dallimet etnike apo tjera, vetëm që nxënësve t'u ofrohen më së miri, t'ua sqarojnë dhe shpjegojnë përmbajtjet mësimore dhe t'ua bëjnë të njohura metodat bashkëkohore të punës të cilat duhet zbatuar në klasë.

Qëllimi i përcaktuar nga MASHT-i është sistemi unik i arsimit të Kosovës duke respektuar dallimet gjuhësore, kulturore, historike, të artit dhe të traditës, përmes të cilave kultivohet identiteti kombëtar i komunitetit.

Për këtë qëllim zhvillimi strategjik i arsimit paraunivesitar prej 2007 deri 2017, të cilin po e zbaton MASHT-i, ofron mundësi të reja për komunitetet, për të plotësuar nevojat e veta, interesat dhe qëllimet e arsimit në kuadër të sistemit arsimor të Kosovës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi, qëllim të cilin e tregon edhe vizioni strategjik: Kosova- shoqëri e dijes, e integruar në rrjedhat evropiane, me mundësi të njëjta për zhvillim vetanak të të gjithëve dhe i cili i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe shoqëror

Se arsimimi i komuniteteve kosovare për periudhën e ardhshme është shumë i rëndësishëm, posaçërisht tregon e dhëna se në kuadër të strategjisë për arsimin parauniverzitar është formuar grup i posaçëm pune, të cilin e përbëjnë kryesisht pjesëtarët e komunitetve të ndryshme dhe të institucioneve ndërkombëtare. Grupi i punës quhet "Përfshirja në arsimim & Arsimi dhe shoqëria", i cili ka paraparë objektivat strategjike:

1. Gjithëpërfshirja, barazia dhe respektimi i dallimeve në arsimim,
2. Mbanë lidhjen e arsimit me zhvillimin global ekonomik të shoqërisë.

Duhet përmendur gjithashtu se në këshillin kryesor për përpunimin e strategjisë është edhe përfaqësuesi i komuniteteve.

Rezultatet e arritura:

Në punën e vet të deritashme MASHT ka arritur rezultate mjaft të mira sa i përket arsimit të komuniteteve dhe kjo mbetet prioritet edhe për periudhën e ardhshme. Përpos rezultateve të lartpërmendura lidhur me planprogramet do të përmendim edhe disa rezultate të rëndësishme:

- Në tetor të vitit 1999 Departamenti i atëhershëm i arsimit ka mundësuar mësimin në gjuhën boshnjake në nivelin fillor dhe të mesëm për nevoja të boshnajkëve;
- Nga buxheti i Kosovës janë siguruar tekstet nga Bosna e Hercegovina për nevoja të nxënësve të shkollave fillore me mësim në gjuhën boshnjake dhe janë shpërndarë falas. Këto tekste shkollore do të jenë në përdorim derisa të botohen tekstet shkollore sipas planprogrameve mësimore të Kosovës
- Në shtator 2005, janë shpallur tekstet për klasën e 9-të me mësim në gjuhën boshnjake, në bazë të planprogrameve të reja mësimore të Kosovës në bashkëpunim me shtëpitë botuese "Libri shkollor" dhe "Dukagjini";
- Janë shtypur 7 tekste në gjuhën turke nga lëndët e grupit kombëtar në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Libri shkollor "
- Është hapur Fakultet i biznesit në Pejë në gjuhën boshnjake, në vitin shkollor 2002/03, ku tash studentët e parë kanë diplomuar,.
- Është hapur Fakulteti i edukimit në Prizren, programi fillor në vitin shkollor 2003/04, në gjuhën boshnjake dhe në gjuhën turke
- Është siguruar dokumentacioni pedagogjik në gjuhën boshnjake, srbe dhe turke
- Kemi 7 drejtorë të shkollave fillore në gjuhën boshnjake dhe 1 drejtor e 3 zëvendësdrejtorë në gjuhën turke
- Janë punësuar 8 zyrtarë nga radhët e komuniteteve të ndryshme në zyrat rajonale të arsimit (Ferizaj, Pej, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë)
- Është lehtësuar regjistrimi në UP për shkak të kvotës, për pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme (boshnjakë, turq, RAE ) duke filluar nga viti shkollor 2004/05 me qëllim të ngritjes së nivelit të shkollimit në kuadër të komuniteteve dhe integrimit të tyre në fakultete të caktuara
- Është ndërtuar shkolla fillore "Bra?a Aksi?" në Lipjan për nxënësit e komunitetit serb
- Në trajnimet e KEDP dhe KEC-it, rregullisht përfshihen arsimtarët e të gjitha komuniteteve
- Janë hapur studimet postdiplomike në Fakultetin filozofok në gjuhën turke

Arsimimi i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve

MASHT posaçërisht është angazhuar në arsimimin e komunitetit RAE, për shkak se te ta është niveli më i ulët i arsimimit dhe për shkak se te ta ende ka fëmijë që nuk janë përfshirë në asnjë aspekt të arsimimit. Për të përmirësuar nivelin arsimor të komunitetit RAE, kemi filluar në vitin shkollor 2002/03 duke organizuar formë të posaçme të arsimimit të ashtuquahtur intesiv (catch-up class) ku për një vit shkollor nxënësit kanë mundësi të kryejnë dy klasa. Ky program përfshin fëmijët e moshës prej 9-16 vjeçare të cilët për ndonjë arsye e kanë ndërprerë shkollimin dhe në bashkëpunim me partnerët OSBE- në, UNICEF-in, Save the Childrenom, janë mundësuar tekstet dhe mjetet tjera mësimore falas. Nxënësit marrin dëftesa me të cilat mund të regjistrohen në shkollim të rregullt, ky ishte qëllimi kryesor. Deri tash këtë formë të arsimit e kanë përfunduar rreth 3580 nxënsës, ndërsa nga ky numër janë regjistrua në shkolla të rregullta 865 nxënsë. Nga rezultatet tjera mund të përmendim:

- Është mbajtur konferenca ndërkombëtare për arsimimin e komunitetit RAE, më 29 korrik 2003, në bashkëpunim me OSBE-në

MASHT posaçërisht është angazhuar në arsimimin e komunitetit RAE, për shkak se te ta është niveli më i ulët i arsimimit dhe për shkak se te ta ende ka fëmijë që nuk janë përfshirë në asnjë aspekt të arsimimit. Për të përmirësuar nivelin arsimor të komunitetit RAE, kemi filluar në vitin shkollor 2002/03 duke organizuar formë të posaçme të arsimimit të ashtuquahtur intesiv (catch-up class) ku për një vit shkollor nxënësit kanë mundësi të kryejnë dy klasa. Ky program përfshin fëmijët e moshës prej 9-16 vjeçare të cilët për ndonjë arsye e kanë ndërprerë shkollimin dhe në bashkëpunim me partnerët OSBE- në, UNICEF-in, Save the Childrenom, janë mundësuar tekstet dhe mjetet tjera mësimore falas. Nxënësit marrin dëftesa me të cilat mund të regjistrohen në shkollim të rregullt, ky ishte qëllimi kryesor. Deri tash këtë formë të arsimit e kanë përfunduar rreth 3580 nxënsës, ndërsa nga ky numër janë regjistrua në shkolla të rregullta 865 nxënsë. Nga rezultatet tjera mund të përmendim:

- Është mbajtur konferenca ndërkombëtare për arsimimin e komunitetit RAE, më 29 korrik 2003, në bashkëpunim me OSBE-në

Në vazhdim është:

- Zhvillimi i mësimit intesiv për RAE në 9 komuna, projekti në bashkëpunim me MONT -OSCE, në të cilin janë përfshirë 695 nxënës të moshës prej 9-16 vjeçare
- Përpunimi i strategjisë për integrimin e komuniteteve në sistemin arsimor të Kosovës
- Konkursi është gjithnjë i hapur për vendet e punës për komunitete deri në punësimin e zyrtarëve nga radhët e komuniteteve në vendet e lira të punës
- Përkthimi dhe përgatitija për shtyp e teksteve në gjuhën boshnjake dhe turke për klasat 1,2, 6, dhe 7 në bazë të planprogrameve të reja të Kosovës, të cilat do t'i finansojë MONT në bashkëpunim me shtëpitë botuese. Këto tekste nxënësit do t'i kenë në fillim të vitit shkollor 2006/07, me çka do të përmirësohet mjaft procesi i mësimit të dy gjuhëve.

Me sigurimin e arsimit cilësor për komunitete fitues janë: nxënësit, studentët, arsimtarët, bashkësia, sistemi arsimor i Kosovës dhe shoqëria

Pengesat

Në rrugën për realizimin e qëllimeve të përcaktuara ka pasur edhe vështirësi për t'i realizuar qëllimet sepse ato kanë penguar procesin arsimor në përgjithësi dhe atë të komuniteteve në veçanti, disa nga këto i veçojmë:

- Mosgatishmëria e komunitetit serb për t'u integruar në sistemin arsimor të Kosovës
- Niveli i ulët i arsimit të komunitetit RAE
- Kufizimi i buxhetit të Ministrisë për arsim, shkencë dhe teknologji
- Mungesa e teksteve shkollore dhe mjeteve tjera mësimore në mësimin në gjuhën boshnjake dhe turke
- Bashkëpunimi jo i plotë i komuniteteve dhe mosparticipimi në përmirësimin e kushteve të punës
- Shtypja e teksteve shumë e shtrenjtë, për shkak të numrit të vogël të nxënësve apo ekzemplarëve dhe mosgatishmëria e OJQ-ve lokale dhe ndërkombëtare për të ndihmuar shtypjen e librave për komunitete
- Kuadri mësimor i pakualifikuar dhe joadekuat
- Mosinteresimi i vajzave të komunitetit RAE për shkollim në vendet rurale

Duhet punuar

Edhe përkundër arritjes së rezultateve mendojmë se për integrimin e plotë të komuniteteve në sistemin arsimor të Kosovës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi duhen ende përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e vetëdijes për dije dhe arsimim, prandaj mendojmë se duhet:

- Arritur integrimin e të gjitha komuniteteve duke respektuar dallimet gjuhësore, kulturore, tradicionale, muzikore etj.
- Të ndërtohet strategjia për integrimin e komuniteteve
- Të zhvillohen projekte multietnike


Të sigurohen tekste për komunitete në bazë të planeve dhe programeve mësimore,

- Të përmirësohet infrastruktura shkollore
- Të hapen biblioteka pranë shkollave, të sigurohet lektura shkollore
- Të hapen programe lëndore në Fakultetin e edukimit në Prizren për boshnjakë dhe turq
- Të stimulohen studentët përmes sigurimit të bursave
- Kyçja e fëmijëve në arsimimin parashkollor
- Të shtypen tekste të gjuhës shqipe për komunitetet joshqiptare
- Të punohet në forcimin e vetëdijes për rëndësinë e shkollimit të vajzave dhe të sigurohet transporti falas
- Të trajnohen arsimtarët


Kjo nuk ka të bëjë vetëm me arsimimin e komuniteteve, por këto janë nevoja të komuntetit shumicë dhe për këtë duhet përpjekur pa marrë parasysh dallimet etnike,gjinore, gjuhësore etj., të cilat ekzistojnë ndërmjet njerëzve. Arsimimi nuk është diçka që kryhet, përgjithmonë, por është proces që vazhdimisht kërkon përpjekje të reja, përkryerje dhe përmirësim në harmoni me nevojat dhe kërkesat të cilat paraqiten para shoqërisë dhe individit si pjesë e shoqërisë. Për këtë mendojmë se me angazhimin e të gjithë faktorëve relevantë, rritjen e buxhetit dhe implementimin e strategjisë për arsimin parauniverzitar mund t'i afrohemi, nëse nuk mund ta arrijmë plotësisht sloganin e kryetarit të SHBA-së, z. Bush " Mos i leni fëmijët prapa" .

Enesa Kadiq, Shef i Sektorit për komunitete dhe barazi gjinore

05.06.2008, - E Enjte
Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, z. Enver Hoxhaj mori pjesë në Ditën Ndërkombëtare të komunitetit rom

Në teatrin "Dodona" u organizua një manifestim me rastin e "8 Prillit-Ditës Ndërkombëtare të romëve". Manifestimi u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë dhe nga komuniteti rom.

  më shumë>>>