Deklarata e Ministrave Europianë të Arsimit dhe Trajnimit Profesional dhe Komisionit Europian, të mbledhur në Kopenhagen më 29 dhe 30 Nëntor 2002, mbi përmirësimin e bashkëpunimit Europian në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional

"Deklarata e Kopenhagenit"

Me kalimin e viteve bashkëpunimi në nivelin Europian brenda arsimit dhe trajnimit ka filluar të luajë një rol vendimtar për krijimin e shoqërisë së ardhshme Europiane.

Zhvillimet ekonomike dhe sociale në Europë gjatë dekadës së fundit kanë nënvizuar gjithmonë e në rritje nevojën për një dimension Europian të arsimit dhe trajnimit. Për më tepër, tranzicioni drejt një ekonomie të bazuar mbi njohuritë dhe e aftë për një rritje të qëndrueshme ekonomike me më shumë punë më të mira dhe një solidaritet më të madh social paraqet sfida të reja për zhvillimin e burimeve njerëzore.

Zgjerimi i Bashkimit Europian shton një dimension të ri si edhe një numër sfidash,mundësish dhe kërkesash ndaj punës në fushën e arsimit dhe trajnimit. Është veçanërisht me rëndësi që vendet hyrëse në Bashkimin Europian duhet të integrohen që në fillim si partnerë në bashkëpunimin e ardhshëm për iniciativat arsimore dhe trajnuese në nivelin Europian.

Zhvillimi i vazhdueshëm i programeve Europiane të arsimit dhe trajnimit ka qenë një faktor kyç për përmirësimin e bashkëpunimit në nivelin Europian.

Deklarata e Bolonjës mbi arsimin e lartë në Qershor të vitit 1999 shënoi prezantimin e një bashkëpunimi të një niveli më të lartë Europian në këtë fushë.

Këshilli Europian i Lisbonës në Mars 2000 njohu rolin e rëndësishëm të arsimit si një pjesë integrale e politikave ekonomike dhe sociale si një instrument për fuqizimin e aftësive konkurruese të Europës në të gjithë botën, dhe si një garanci për sigurimin e solidaritetit të shoqërive tona dhe zhvillimin e plotë të qytetarëve të tyre. Këshilli Europian vendosi një objektiv strategjik, që Bashkimi Europian të bëhej ekonomia më dinamike e botës e bazuar në njohuritë. Zhvillimi i arsimit dhe trajnimit me cilësi të lartë janë themelore dhe gjithashtu pjesë integrale e kësaj strategjie, sidomos nga pikëpamja e promovimit të përfshirjes, solidaritetit, levizshmërisë, punësimit dhe konkurrencës sociale.

Raporti mbi "Objektivat e Ardhshme Konkrete të Sistemeve të Arsimit dhe Trajnimit" që u miratua nga Këshilli Europian i Stokholmit në Mars 2001, identifikoi fusha të reja për aktivitete të përbashkëta të nivelit Europian me qëllim që të arrijë objektivat e vëna në Këshillin Europian të Lisbonës. Këto zona janë të bazuara mbi tre objektiva strategjikë të raportit që janë: përmirësimi i cilësisë dhe efektivitetit të sistemeve arsimore dhe trajnuese në Bashkimin Europian, lehtësimi i mundësive të shfrytëzimit nga të gjithë në sistemet e arsimit dhe trajnimit, dhe hapja gjerësisht e sistemeve të arsimit dhe trajnimit ndaj botës.

Në Barcelonë, në Mars të vitit 2002, Këshilli Europian aprovoi Programin e Punës për Raportin e Objektivave duke bërë thirrje që arsimi dhe trajnimi Europian të bëhej një referencë botërore e cilësisë deri në vitin 2010. Për më tepër, ai bëri thirrje për një aksion të mëtejshëm për të prezantuar insturmenta për të siguruar transparencën e diplomave dhe kualifikimeve, duke përfshirë promovimin e një veprimi të ngjashëm me procesin e Bolonjës, por të adoptuar në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional.

Në përgjigje të mandatit të Barcelonës, Këshilli i Bashkimit Europian (Arsim, Rini dhe Kulturë) adoptoi më 12 Nëntor të vitit 2002, një Rezolutë mbi përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional. Kjo rezolutë i fton Vendet Anëtare, dhe Komisionin, që brenda kuadrit të përgjegjësive të tyre, të përfshijnë vendet kandidate dhe ato të zonës EFTA-EEA, si dhe partnerët socialë në promovimin e një bashkëpunimi në rritje në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional.

Strategjitë për mësimin gjatë gjithë jetës dhe levizshmërinë janë thelbësore për të promovuar mundësitë e punësimit, qytetarinë aktive, përfshirjen sociale dhe zhvillimin personal1. Zhvillimi i një Europe të bazuar mbi njohuritë dhe sigurimi që tregjet Europiane të jenë të hapura për të gjithë është një sfidë e madhe e sistemeve të arsimit dhe trajnimit profesional në Europë si edhe për të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë. E njëjta gjë është e vërtetë për nevojën që këto sisteme kanë që t'u adaptohen në mënyrë të vazhdueshme zhvillimeve të reja dhe kërkesave të ndryshueshme të shoqërisë. Një bashkëpunim i përmirësuar në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional do të ishte një kontribut i rëndësishëm drejt sigurimit të një zgjerimi të suksesshëm të Bashkimit Europian dhe përmbushjes së objektivave të identifikuara në Këshillin Europian në Lisbonë. Cedefop dhe Fondacioni Europian i Trajnimit janë organe të rëndësishme për mbështetjen e këtij bashkëpunimi.

Roli vital i partnerëve socialë në zhvillimin social-ekonomik reflektohet si në kontekstin e dialogut social Europian dhe në kuadrin Europian të aksionit të Partnerëve Socialë për zhvillimin gjatë gjithë jetës së kompetencave dhe kualifikimeve, që u aprovua në Mars 2002. Partnerët socialë luajnë një rol të pazëvendësueshëm esencial në zhvillimin, vlerësimin dhe njohjen e kompetencave dhe kualifikimeve prefesionale në të gjitha nivelet dhe janë partnerë në promovimin e një bashkëpunimi të përmirësuar në këtë fushë.

1 Prioritetet e identifikuara në Rezolutën për mësimin gjatë gjithë jetës e adoptuar nga Këshilli i Bashkimit Europian (Arsimi dhe Rinia) më 27 Qershor 2002.

Priroritetet e mëposhtme do të ndiqen nëpërmjet një bashkëpunimi të përmirësuar në arsimin dhe trajnimin profesional:

Mbi bazën e këtyre prioriteteve ne kemi për qëllim të rrisim bashkëpunimin vullnetar në arsimin dhe trajnimin profesional, me qëllim që të promovohet besimi reciprok, transparenca dhe njohja e kompetencave dhe kualifikimeve, e si rrjedhojë të krijohet baza për një levizshmëri në rritje dhe lehtësimin e mundësive për një mësim të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës.

Dimensioni Europian

- Fuqizimi i dimensionit Europian në arsimin dhe trajnimin profesional me objektiv përmirësimin e një bashkëpunimi më të ngushtë me qëllim që të lehtësojë dhe promovojë mobilitetin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dhe partneriteteve ndër¬institucionale dhe iniciativave të tjera transnacionale, të gjitha me qëllim që të rritet profili i fushës së arsimit dhe trajnimit Europian në një kontekst ndërkombëtar që Europa të njihet si një referencë mbarë-botërore për mësuesit.

Trasnparenca, informacioni dhe udhëzimet

- Rritja e transparencës në arsimin dhe trajnimin profesional nëpërmjet zbatimit dhe racionalizimit të mjeteve dhe rrjeteve të informacionit, duke përfshirë integrimin e instrumenteve ekzistuese si CV Europiane, suplementet e çertifikatave dhe diplomave, kuadri i Përbashkët Europian i referencave për gjuhët dhe EUROPASS në një kuadër të vetëm. -

- Fuqizimi i politikave, sistemeve dhe praktikave që mbështesin informacionin, udhëzimet dhe këshillimin në Vendet Anëtare, në të gjitha nivelet e arsimit, trajnimit dhe punësimit, veçanërisht rreth çështjeve që lidhen me mundësitë për mësim, arsim dhe trajnim profesional, dhe transferueshmërinë dhe njohjen e kompetencave dhe kualifikimeve, me qëllim që të mbështetet levizshmëria gjeografike dhe e punësimit të qytetarëve në Europë. -

- Njohja e kompetencave dhe kualifikimeve

- Duke studiuar se si transparenca, krahasueshmëria, transferueshmëria dhe njohja e kompetencave dhe/ose kualifikimeve, ndërmjet vendeve të ndryshme dhe në të gjitha nivelet, mund të promovohet duke zhvilluar nivelet e referencave, parimet e përbashkëta për verifikimin, dhe masa të përbashkëta që përfshijnë një sistem transferimi të krediteve për arsimin dhe trajnimin profesional. -

- Duke rritur mbështetjen drejt zhvillimit të kompetencave dhe kualifikimeve në nivel sektoral, duke riforcuar bashkëpunimin dhe koordinimin e veçanërisht duke përfshirë -

2 Prioritetet e identifikuara në Rezolutën mbi promovimin e bashkëpunimit të përmirësuar Europian në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional të aprovuar nga Këshilli i Bashkimit Europian (Arsimi, Rinia dhe Kultura) më 12 Nëntor 2002.

partnerët socialë. Ky konceptim ilustrohet nga disa iniciativa në një Komunitet, mbi baza bilaterale apo multilaterale, që përfshijnë ato që janë identifikuar tashmë në sektorë të ndryshëm me synim drejt kualifikimeve të njohura në mënyrë reciproke.

- Zhvillimi i një sërë principesh të përbashkëta më lidhje me vlerësimin e mësimit formal dhe jo-formal me qëllim sigurinë e një përputhshmërie ndërmjet konceptimeve në vende të ndryshme dhe në nivele të ndryshme.

Sigurimi i Cilësisë

- Promovimi i bashkëpunimit në sigurimin e cilësisë me një fokus të veçantë në shkëmbimin e modeleve dhe metodave si dhe kriteret dhe parimet e përbashkëta për cilësinë në arsimin dhe trajnimin profesional. -

- Duke i kushtuar vëmendje të nevojave të mësimit të mësuesve dhe trajnuesve brenda të gjitha formave të arsimit dhe trajnimit profesional. -

Principet e mëposhtme do ta kristalizojnë përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional.

- Bashkëpunimi duhet të bazohet mbi objektivin e vitit 2010 të vendosur nga Këshilli Europian në përputhje me programin e detajuar të punës dhe ndjekjes së raportit të Objektivave me qëllim që të sigurohet koherenca me objektivat e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Europian (Arsimi, Rinia dhe Kultura). -

- Masat duhet të ndërmerren në mënyrë vullnetare dhe të zhvilluara parimisht nëpërmjet një bashkëpunimi nga poshtë-lart.

- Iniciativat duhet të fokusohen në nevojat e qytetarëve dhe organizatave përdoruese.

- Bashkëpunimi duhet të jetë përfshirës dhe përmbajë Vendet Anëtare, Komisionin, vendet kandidate, vendet e EFTA-EEA si dhe partnerët socialë.

Ndjekja e kësaj deklarate duhet të realizohet si më poshtë për të siguruar një zbatim efektiv dhe të suksesshëm të një bashkëpunimi të mëtejshëm Europian në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional:

1. Zbatimi i një bashkëpunimi të përmirësuar në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional do të jetë gradualisht një pjesë integrale e vazhdimit të raportit të objektivave. Komisioni do ta reflektojë këtë konceptim integral në raportimin e tij drejt Këshillit të Bashkimit Europian (Arsimi, Rinia dhe Kultura) brenda një afati kohor të përcaktuar rreth punës së raportit të objektivave. Qëllimi është që të integrohet puna vazhduese drejt përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional në fazën pasardhëse të raportit të objektivave.

2. Grupi i punës ekzistues i Komisionit, të cilit do t'i jepet një status i ngjashëm me atë të grupeve të punës të fazës pasardhëse të raportit të objektivave, që në të ardhmen do të përfshijë Vendet Anëtare, vendet e EFTA-EEA, vendet kandidate dhe partnerët socialë Europianë, do të vazhdojë të punojë me qëllim që të sigurojë zbatimin dhe koordinimin efektiv të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional. Mbledhjet joformale të Drejtorëve të Përgjithshëm të Trajnimit profesional, të cilat kontribuan në lançimin e kësaj iniciative në Bryzh në vitin 2001, do të luajnë një rol të rëndësishëm për fokusimin dhe gjallërimin e punës pasardhëse.

3. Brenda këtij kuadri, fokusi fillestar prej tani e deri në vitin 2004 do të jetë në fushat konkrete ku puna ka filluar tashmë, si për shembull zhvillimi i një kuadri të vetëm e transparent, apo transferimi i krediteve për arsimin dhe trajnimin profesional dhe zhvillimin e instrumentave të cilësisë. Fusha të tjera, të cilat do të përfshihen menjëherë si pjesë integrale e punës për vazhdimin e raportit të objektivave të organizuara në tetë grupe pune dhe një grup indikatorësh do të jenë udhëzuesit për studimin gjatë gjithe jetës, mësimi jo-formal dhe trajnimi i mësuesve dhe trajnuesve në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional. Komisioni do ta përfshijë progresin mbi këto veprime në raportin e vet të përmendur në paragrafin 1.

Ministrat përgjegjës për arsimin dhe trajnimin profesional dhe Komisioni Europian kanë konfirmuar nevojën për të ndërmarrë objektivat dhe prioritetet për veprim që janë nxjerrë në këtë deklaratë dhe për të marrë pjesë në kuadrin për përmirësimin e bashkëpunimit në arsimin dhe trajnimin profesional, duke përfshirë dhe partnerët socialë. Çdo dy vjet do të organizohet një mbledhje për të rishikuar progresin dhe për të dhënë këshilla rreth prioriteteve dhe strategjive.

Perkthimi u mundesua nga SEE ECN. Perkthyer
nga Center for Democratic Education. May 2003