Formimi i Këshillit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional
Ligji I Arsimit dhe aftesimit profesional eshte miratuar qe nga prilli I vitit te kaluar dhe ne kapitullin e IV-te neni 13,14,15 ka parapa themelimin e trupave dhe organeve profesionale.
Nga prilli I vitit te kaluar me perkrahjen e programit Kosvet(AER)eshte themeluar ky Këshill dhe eshte bere emerimi I anetareve te ketij Keshilli me vendim te nenshkruar nga Ministri ne MASHT. Perberja e ketij keshilli eshte si ne vijim:
- MASHT (3 përfaqësues) - Zyrtar i MASHT, Drejtor i shkollës, Përfaqësues i arsimit joformal dhe i arsimit post-sekondar;
- MPMS (2 përfaqësues) - Zyrtar i MPMS, Drejtor i Qendrës për Aftësim Profesional;
- MTI (1 përfaqësues) - Zyrtar i MTI ;
- Përfaqësues tjerë të qeverisë (3 përfaqësues) - 2 përfaqësues të ministrive tjera*, 1 përfaqësues i qeverisë lokale;
- Punëdhënësit (3 përfaqësues) OEK, 2 përfaqësues nga shoqata e bizneseve;
- Punëtorët (3 përfaqësues) - BSPK, Përfaqësues i Shoqatës së Mësimdhënësve, Përfaqësues i shoqatave tjera profesionale ;
Gjate kesaj periudhe jane mbajtur 11 takime te KAAP. Me shumicen e votave eshte zgjedhur si Kryetar i këshillit z. Ejup Qerimi(OEK) , nënkryetare znj. Fikrije Zymberi (MASHT) gjatë vitit të të mësuarit 2007 i cili ka pasur per qellim ngritjen e kapaciteteve njerezore deri ne vitin 2008.
Eshte hartuar dokumenti: "Propozim per zbatimin e punes së KAAP,eshte parapa buxheti per vitin 2008 per KAAP i cili duhet te ndahet nga BKK, jane specifiku fushat ne të cilat KAAP do te fokusohet,si dhe eshte hartuar rregullorja e punes se anetareve te KAAP.