Projektit për Përmirësimin e Pjesëmarrjes në Arsim II (EPIP II)

Projektit për Përmirësimin e Pjesëmarrjes në Arsim II (EPIP II), financohet nga Banka Botërore përmes dy fondeve për grante: CIDA Kanadeze (Agjencia Kanadeze për Zhvillim Ndërkombëtar) si dhe Fundi PCF (Fondi Pas-Konflikt). Projekti ka filluar në shtator 2007 dhe do të zgjas deri në fund të shkurtit 2009.

Objektivi i Projektit EPIP - II

Objektivi i përgjithshëm dhe afatgjatë i Projektit për Përmirësimin e Pjesëmarrjes në Arsim II (EPIP II) është që të përkrahë qeverinë e re të Kosovës së pas-statusit në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies dhe avancimin e gjithëpërfshirjes dhe tolerancës në arsim. Më konkretisht, EPIP II synon të identifikojë mjete efektive për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, të nxënit dhe të arsimimit gjithëpërfshirës që do të shërbente si bazë projektet e ardhshme për mbështetjen e arsimit kosovar.

Komponentët e Projektit EPIP II

Projekti ndahet në këto komponente:

I. Grantet për Shkolla - Grantet për Zhvillimin e Shkollave
II. Grantet Komunale - Grante për Zhvillimin e Arsimit në Komuna
III. Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA)
IV. Monitorimi dhe Vlerësimi

18.07.2008 - Projektit për Përmirësimin e Pjesëmarrjes në Arsim II (EPIP II)

 

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A
 

BRAIN GAIN KOSOVA

MASHT promovoi programin Brain Gain - Kthimi i Trurit
Kthimi i Trurit, ka për qëllim kthimin e intelektualëve nga vendet jashtë...
më shumë >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>