Përkrahje Arsimimit dhe Trajnimit në lëmin e Pylltarisë në Kosovë

Propozim për një intervenim në arsimin dhe aftësimet profesionale për pylltari në Kosovë

Projekti për Përkrahje Arsimimit dhe Trajnimit në lëmin e pylltarisë në Kosovë është i financuar prej Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombtarë (Sida). Projekti ka filluar në prill 2004 dhe momentalishtë është në periudhën e vazhdimit e cila do të përfundojë në fund të qershorit 2008.

Projekti ka tri objektiva kryesore të menjëherëshme, apo rezultate:
• Shkathtësi të avancuara për personelin ekzistues të organizatës partnere si dhe të operatorëve dhe ndërmarrësve nga sektori privat i pylltarisë

• Krijim i mundësive për arsimim të lartë dhe të vazhdueshëm për nivele BSc, MSc/Magjistër dhe specilaizime (teknik të pylltarisë) nëpër fakultete të pylltarisë dhe shkolla të pylltarisë jashta vendit, dhe

• Një strategji për arsim dhe aftësime profesionale dhe strukturë e aftë për zhvillim të arsimit dhe aftësimeve për pylltari në Kosovë si dhe krijimin e programit vendor të qëndrueshëm për nivelet punëtorë pyjor dhe teknikë i pylltarisë;

Objektiva e tretë e projektit është duke u zhviluar gjatë fazës së vazhdimit të projektit aktual. Një draft i propozimit për intervenim në arsimin dhe aftësimet profesionale për pylltari në Kosovë do të finalizohet jo më larg se 30 qershori 2008.

Propozimi për intervenim në përkrahje të arsimit dhe aftësimeve për pylltari në Kosovë, është i ndërtuar në bazë të fondeve të projektit financuar nga Sida ‘Projekti për Përkrahje Arsimimit dhe Trajnimit në lëmin e pylltarisë në Kosovë’. Ky propozim është përpiluar nga Grupi Punues përbër nga palët në interes të edukimit dhe sektorit të pylltarisë, me përkrahje nga stafi i projektit.

Propozimi për Intervenim fillimishtë paraqet gjendjen e pylltarisë në Kosovë, përfshirë problemet kryesore që ndikojnë në sektor. Arsyeshmëria e intervenimit përshkruan mënyrën me të cilën sektori i pylltarisë me fuqizim nga intervenimi mund të kontribuojë në zhvillim të gjithëmbarshëm të vendit. Së fundi, përmbledhja e intervenimit spjegon rezultatet të cilat do të arrihen përmes këtij intervenimit.

 

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A
 

BRAIN GAIN KOSOVA

MASHT promovoi programin Brain Gain - Kthimi i Trurit
Kthimi i Trurit, ka për qëllim kthimin e intelektualëve nga vendet jashtë...
më shumë >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>