| MASHT |
Projekti "Hulumtimi i të Drejtës Humanitare"
Në bazë të bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)në njerën anë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) nga ana tjeter filloi puna për testimin e programi "Hulumtimi i së Drejtës Humanitare"–HDH-së.
E Drejta Ndërkombëtare Humanitare (DNH) është pjesë e së drejtës ndërkombëtare e cila aplikohet gjatë kohës së luftës. Kjo e drejtë ka për qëllim të lehtësojë vuajtjet e njerëzve dhe të mbrojë jetën dhe dinjitetin e njeriut. Ajo mbron viktimat në ndeshje me armë, të lënduarit, të sëmurët, të burgosurit e luftës, civilët dhe objektet civile, pronat kulturore, rrethinën natyrore etj.
Programi "Hulumtim i të Drejtës Humanitare" (HDH) është program arsimor ndërkombëtar që ka për qëllim të informojë të rinjtë prej moshës 13 deri 18 vjeç me rregullat elementare, me parime të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare (DNH) dhe me përmbajtjet e saj.
HDN është pako ndërkombëtare arsimore multimediale e dizenjuar që të njohë nxënësit me DNH. Zhvillimi i vetëdijes dhe kuptimi i normave humanitare ndërkombëtare të zbatueshme në situata konflikti ka vend qendror në përgatitjen e nxënësve si qytetarë të ardhshëm.
HDN kontribuon në edukimin qytetar në nivel lokal, kombëtar dhe atë global. HDN ka të bëjë me formimin pozitiv të qëndrimit nxitur nga idetë për respektimin e jetës dhe dinjitetit njerëzor, përgjegjësisë qytetare dhe solidaritetit.  Programin "Hulumtimi i të Drejtës Ndërkombëtare", e përbëjnë 32 orë mësimore. Nga KNKK ky program njihet nëse vendet zbatuese aplikojnë të paktën 10 orë mësimore. Nxënësit mësojnë, në ç’mënyrë të integrojnë parimet për humanitet në jetën e tyre të përditshme. Ata ndryshojnë edhe mënyrën me të cilën vlerësojnë konfliktet si në vend, ashtu edhe jashtë vendit, kështu që konfliktet i shikojnë nga një perspektivë humanitare. Nxënësit japin ndihmesë të drejtpërdrejtë për veprimtaritë shoqërore dhe humanitare në mjedisin dhe rrethinën e tyre më të afërt. Bazuar në këtë marrëveshje, MASHT- it i lindnin këto detyrime:
· Të implementonte HDH-ja në arsim, sipas mundësive në kuadër të lëndës "Edukata Qytetare "për klasën e IX-të.
· Të përfshinte programin HDH (minimumi dhjetë orë mësimore, nga 32 orë mësimore që ka paketa e plotë e përgatitur nga KNKK) në kurrikulën kombëtare të arsimit parauniversitar.
·Të përcaktonte koordinatorin kombëtar.
·Nëpërmjet koordinatorit kombëtar të kryesonte Komitetin Këshillimor dhe të udhëheq procesin e zhvillimit, implementimit, monitorimit dhe evoluimit në përputhje me planin e veprimit.
·Të siguronte përputhjet e mundshme mes implementimit të HDH-së dhe reformës vijuese në kurrikulën kombëtare.
· Të përgatiste dhe trajnonte mësimdhënës për programin HDH.
·Të promovojë programin HDH (minimumi dhjetë orë mësimore)
Ky projekt do të ndiqte këto faza:
-Eksperimentim
- Vlerësim
-Â Zbatim
- Të përgatiten 10 orë mësimore për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare (DNH).
- Të përgatitet paketa mësimore për mësimdhënësit.
- U përcaktua lënda ku do të pilotohej dhe në cilën klasë.
-  U përcaktua që nga çdo Drejtoria Komunale e Arsimit(DKA) të përzgjidhen 24 shkolla te arsimit të mesëm të ulët dhe 24 mësimdhënës që japin lëndën e edukatës qytetare në klasat e nënta
- Të bëhet trajnimi i mësimdhënësve.
- Të përgatiten trajnerë për vazhdimësinë e projektit.
- U vendos mënyra e monitorimit dhe e vlerësimit.
BRAIN GAIN KOSOVA
MASHT promovoi programin Brain Gain - Kthimi i Trurit
Kthimi i Trurit, ka për qëllim kthimin e intelektualëve nga vendet jashtë...
më shumë >>>
KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA
Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it
Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>