Departamenti i Arsimit të lartë

Detyra primare të DAL janë planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë. Për këtë qëllim DAL zhvillon plane e dokumente të politikave, standardeve e të procedurave të cilat ofrojnë zgjidhje sistemore të sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi i arsimit të lartë.

Në punën e vet DAL bazohet në ligjin e arsimit të lartë (2003) dhë në Stategjinë e Arsimit të lartë ( 2005-2015) si dhe në dokumente të tjera relevante ligjore e nënligjore si statutet e institucioneve të bartësve privat e publik të arsimit të lartë, në udhëzime të ndryshme administrativ, rregullore etj.
DAL po ashtu kryen edhe funksione të tjera në shkallë kombëtare si:

a) Themelimi i Agjencive dhe qendrave, këshillave të ndryshme arsimore në shkallë vendi
b) Politika të reja për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Procesi i Bolonjës
c) Zhvillimi i zbatimit të programeve të bashkëpunimit me vende të tjera;
d) Njohja (nostrifikimi) i dokumenteve të fituara nga studime jashtë vendit (Komisioni i MASHT për Njohjen e Diplomave të fituara jashtë vendit);
e) Verifikimi idokumentacionit të shtetasve tanë që duan të studjojnë jashtë vendit;
f) Mbështet punën e organizatave të ndryshme studentore të qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit etj;


Që nga viti 2004, në punën e vet DAL mbështetet në ekspertizën e Këshillit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë, i cili përbëhet nga njohësit më të mirë të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Ky këshill deri më tani ka këshilluar dhe ndihmuar në hartimin e Strategjisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, në hartimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës, në organizmin e konferencave ndërkombëtare, në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e arsimit në shoqëri, e të tjera.

Koordinimi dhe projektet

Është konsoliduar plotësisht zyra e TEMPUS-it dhe janë përgatitur 15 projekte në harmoni të plotë me piroritetet strategjike të MASHT. Një numër i tyre është miratuar dhe ka filluar zbatimi i tyre. Po ashtu kanë vazhduar programet e bashkëpunimit për programet TEMPUS, Erasmus Mundus, IPA të miratuara më herët dhe programet e tjera mbështetëse për arsimin e lartë në Kosovë, si:

a) Projekti multidimensional në mes të Austrisë dhe Kosovës
http://www.aei-austria-kosovo.com
b) Programi Finlandez për studime pasdiplomike në mbështetje të Fakultetit të Edukimit
www.formin.fi
c) Programi norvegjez për themelimin e Institutit të Gazetarisë (1.5 milion euro 2005 - 2006);
d) Bashkëpunimi me zyrën amerikane në mbështetjen e UP

Prioritetet aktuale:

a) Funksionalizimi i plotë i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës; www.akreditimi.org
b) Funksionalizimi i Plote i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar në AL dhe Shkencë dhe Teknologji (QBNASHT-KCIRT)
http://www.aei-austria-kosovo.com
c) Funsksionalizimi i plote i Qendrës për njohje dhe nostrifikim
http://www.aei-austria-kosovo.com
ç) Implementimi i Strategjisë së Arsimit të Lartë 2005 - 2015
d) Hartimi dhe miratimi i udhëzimeve administrative për operacionalizimin e ligjeve të arsimit të lartë
e) Vendosja e kritereve dhe dispozitave për financimin e arsimit të lartë dhe hartimi i ligjit për financimin e arsimit të lartë;
f) Konsolidimi i sektorit privat të arsimit të lartë e të tjera.

STAFI I DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT TË LARTË

Prof. Dr. Avdulla Alija
Drejtor i Departamentit të Arsimit të Lartë

Tel: 542 756
Mob+ 377 (0) 44 138 304
avdulla.alija@ks-gov.net
avdulla_alija@yahoo.com

më shumë...

Mirsada Voca - Udhëheqëse  Qendra NARIC
Tel. + 381 38 542 759
mirsada.voca@ks-gov.net

Naim Hasani - Udhëheqës i QITT
Tel: 038 211 867
naim.hasani@ks-gov.net

Mimoza Jashari
Asistente Administative

Tel. + 381 (0) 38 541 045
mimoza.jashari@ks-gov.net

 

 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>