| MASHT |
DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Departamenti i Administratës së Arsimit Parauniversitar përbëhet prej këtyre Divizioneve
1.Divizioni i arsimit të përgjithshëm
- Sektori për edukimin parashkollor
- Sektori për arsimin fillor
- Sektori për arsimin e mesëm të ulët
- Sektori për arsimin e mesëm të lartë
- Sektori për arsimin me nevoja të veçanta
2. Divizioni i arsimit profesional
3. Divizioni për komunitetet
Divizioni i arsimit të përgjithshëm
Merret me aspektet pedagogjike të arsimit të përgjithshëm që nga edukimi parashkollor e deri te shkolla e mesme e lartë (në veçanti me gjimnazet), pastaj me arsimin special për fëmijët me nevoja të veçanta, me shkollat promovuese të shëndetit, me çështjet e administratës së përgjithshme, etj.
Divizioni i arsimit profesional
Arsimi profesional është pjesë e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional që u mundëson nxënësve që kanë mbaruar shkollimin e obliguar, inkuadrimin në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim.
Divizioni për komunitete
Divizioni për komunitete është pjesë e Departamentit të Administratës së Arsimit Parauniversitar. Ky divizion merret me çështjet e arsimimit të gjitha komuniteteve, të cilët jetojnë në Kosovë: sërbëve, boshnjakëve, turqve, romëve, ashkalinjëve, egjiptianëve, goranëve, etj.. Qëllimi i sektorit është të sigurohet arsimimi cilësor në të gjitha nivelet në gjuhët amëtare të komuniteteve. Arsimimi i komuniteteve ka për qëllim gjithëpërfshirjen dhe integrimin e nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit.
Punët, detyrat e punës dhe kompetencat
- Departamenti i Administratës së Arsimit Parauniversitar udhëheq politikat e arsimit parauniversitar,
- Përcjell realizimin e reformave arsimore duke propozuar qasje të reja për implementimin saj,
- Harton Rrjetin shkollor për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar,
- Përgatitë themelimin e Institucioneve arsimore në harmoni me ligjet në fuqi dhe Rrjetin shkollor,
- Identifikon nevojat e infrastrukturës ligjore për institucionet arsimore,
- Përcakton dokumentacionin shkollor bazuar në ligj dhe kurrikulin arsimor,
- Shqyrton dhe përcakton barasvlerën dhe nostrifikimin e dokumentacionit të marrë jashtë Kosove,
- Përcakton kalendarin për vitin mësimor,
- Përcjell realizimin e të drejtave të barabarta, për shkollim, për të gjitha komunitetet për mësim cilësor në gjihën amtare.
- Krijon kushte për shkollimin e nxënësve të arsimit të përgjithshëm, arsimit profesional dhe të arsimimit të nxënësve me nevoja të veçanta,
- Koordinon dhe bashkërenditë punët me Departamentet, Divizionet dhe Sektorët e MASHT-it.
- Koordinon dhe bashkërenditë punët me OJQ-të dhe partnerët e MASHT-it, për realizimin e projekteve të ndryshme të arsimit.
- Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligje dhe akte nënligjore
- Bën promovimin e shëndetit në shkolla.
Alush Istogu - Drejtor i dep. së Arsimit Parauniversitar
Tel: 038 212 055
alush.istogu@ks-gov.net
Elhame Llapashtica - Asistente Administrative e Departamentit
Tel: 038 212 197
elhame.llapashtica@ks-gov.net
Departamenti i Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar
Departamenti i Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar përbëhet prej këtyre Divizioneve
Divizioni i Sigurimit të Cilësisë, udhëheqës z. Ramush Lekaj
1. Sektori i planprogrameve
2. Sektori i teksteve dhe mjeteve mësimore
3. Sektori i trajnimit
4. Sektori i arsimit formal dhe tërëjetësor
5. Sektori për arsimin në diasporë
Divizioni i sigurimit të cilësisë
Merret me zhvillimin e planprogrameve për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Zhvillon dhe e ndihmon zbatimin e reformave të planprogrameve. Angazhon bashkëpunëtorë profesional për sigurimin e cilësisë në arsim. Ndihmon dhe këshillon institucionet arsimore në nivelin parauniversitar për zbatimin e planprogrameve, metodologjisë dhe vlerësimit. Merret gjithashtu, duke angazhuar bashkëpunëtorë profesionalë edhe me vlerësimin e teksteve shkollore. Në kuadër të divizionit për sigurimin e cilësisë zhvillohen edhe trajnime të mësimdhënësve me dhe pa shkëputje nga puna. Përmes aftësimit profesional të mësimdhënësve jepen edhe mundësi më të lehta për licencimin e mësimdhënësve. Përmes arsimit gjatë tërë jetës që organizohet nga ky divizion, qytetarët e Kosovës kanë mundësi të përgatiten më mirë për tregun e punës dhe arsimin tërëjetësor, atyre iu mundëson ngritjen e performancës dhe profesionalizmit. Përmes arsimit të rriturve iu jepet mundësia qytetarëve të Kosovës për aftësim dhe kompensim të asaj që e anë humbur për shkak të kushteve dhe rrethanave specifike.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes sektorit për diasporë në kuadër të këtij divizioni ka nje qasje më të mirë për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare për fëmijët jashtë Kosovës.
Divizioni i standardeve dhe vlerësimit udhëheqës z. Mustafë Kadriu
1. Sektori i vlerësimit
2. Sektori i monitorimit
3. Sektori i standardeve
Divizioni i standardeve dhe vlerësimit
Merret me vlerësimin e arritshmërisë së nxënësve. Zhvillon Testin Kombëtarë në klasën e pestë, në klasën e nëntë dhe testin e maurës në klasën e dymbëdhjetë për katër profilet e gjimnazit dhe në klasën e trembëdhjetë për gjimnazin e përgjithshëm dhe shkollat profesionale. Monitoron zbatimin e planprogrameve dhe vlerësimin si dhe jep rekomandime për rishikimin dhe përmirësimin e planprogrameve. Zhvillon standardet e arritshmërisë.
Udhëheqësit e divizioneve kryejnë aktivitete të bashkërenditura me udhëheqësit e sektorëve sipas planit të veprimit të miratuara në MASHT. Udhëheqësit i raportojnë drejtorit të departamentit për rezultatet e punës. Zbatojnë me sukses politikën e MASHT për zhvillimin e reformave në arsim dhe sigurimin e cilësisë. Bëjnë menaxhimin dhe organizimin e punës në zhvillimin e dhe aftësimin profesional të stafit dhe ndihmojnë në këtë aspekt edhe organizimin e aftësimit profesional të mësimdhënësve.
Agim Bërdyna - Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar
Tel: 038 211 758
agim.berdyna@ks-gov.net
Azize Sekiraqa - Asistente e Departamentit të Zhvill.të APU
Tel: 038 213 036
azize.sekiraqa@ks-gov.net
DEP. PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIV.
Divizioni i sigurimit të cilësisë
MATURA SHTETËRORE
2010
2009
2008
PLANPROGRAMET
Mësimi i Rregullt
Mësimi Joformal