DREJTORATI  PËR ARSIM NË KK FERIZAJ

Komuna e Ferizajt është ndër komunat e mëdha të Republikës së Kosovës – gjegjësisht për nga numri i nxënësve, shkollave dhe numrit të punëtorëve e zen vendin e tretë, menjëherë pas Prishtinës dhe Prizrenit.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj çështjes së arsimit për të gjitha nivelet i ka kushtuar rëndësi të duhur dhe janë bërë përpjekjet maksimale për krijimin e një infrastrukture sa më të mirë e në përgjithësi për krijimin e kushteve sa më të volitshme për punë. Në lidhje me këtë e kishte edhe përkrahjen e strukturave të tjera udhëheqëse të komunës që nga Kryetari dhe stafi i tij.
Arsimin Ferizajas e përbëjnë këto nivele:

I.    Parashkollor janë: 2189 fëmijë;
II.     Shkolla fillore janë: 12254 nxënës;
III. Shkolla e Mesme e Ulët (klasat e 6 – 9 ) janë: 8779 nxënës ;
IV. Shkollat e mesme : 8160 nxënës dhe
V. Fakulteti i Shkencave Aplikative i cili numëron mbi 270 student si dhe
VI. Kolegjji privat ‘’Aga Xhite’’. i cili numëron diku 110 nxënës.

Gjithësej numëron 31762 nxënës; me
Gjithësej punëtorë 1780 duke përfshirë edhe punëtorët administrativ e teknik- ndihmës dhe udhëheqës të shkollave.

DREJTOR:
Agim Berisha
Tel: 0290 320 149
agim.berisha@hotmail.com

 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>