DREJTORATI PËR ARSIM NË KK PEJË

Peja dhe arsimi Pejan ndër shekuj deri me sot

Zbulimet arkeologjike dhe të tjera qiten në shesh faktin se, Peja - Siparanti i dikurshem,ishte vendbanim shumë i lashtë dhe i zhvilluar.Gjatë historisë,nëpër këto anë kaleruan pushtues të ndryshëm,të cilët kanë lënë edhe gjurmët e veta.Në këtë mënyrë ndodhin,jo rrallë , edhe gërshetime kulturash.

Studjuesit e vëmendshëm,kanë treguar se shkolla,arsimi dhe edukimi në këto anë kanë kaluar nepër 10 periudha: . Vitet - deri ne vitin 1912. . Vitet 1913 - 1915 .. Vitet 1915 - 1918 Vitet 1919- 1940., Vitet 1941 - 1945. Vitet 1945 - 1960, Vitet 1960 - 1970 Vitet 1970- 1980. Vitet 1980 - 1990. Vitet 1990 - 1999 .Vitet 1999 - 2008 .Duhet përmendur se pos ne vitet 1915 - 1918 si dhe ne ato 1941 - 1945 dhe deri me shlirimin përfundimtar të Kosovës shkolla dhe arsimi I shqiptarëve ka qenë i përcjekllur me plotë probleme ,sakrifica dhe mundime .

Në vitet 1990 deri 1999 edhe arsimi pejanë pësoi në çdo aspect.Shkolla e parë në Kosovë nga e cila në mënyrë të dhunëshme u ndoqen nxënësit dhe mësimdhenësit shqiptarë ishte ajo e Vitomiricës / Arbreshit /,për të vazhduar mandej me të tjerat. Shtepitë shkolla u bënë simbole të dijes, sakrificës , dhe patriotizmit të pa parrë ndonjë herë deri atëherë në historinë e pedagogjisë.

LASH - i dhe ish Enti Pedagogjik në bashkëpunim me organet shqiptare të Komunës, luajtën rolin kyq për mbijetesen e shkollës shqipe në këto anë.

Me 2 Shtator të vitit 1999 në mënyrë madhesdhtore në Pejë u festua Dita e Parë e Shkollës Shqipe në Liri.

Ndërtesat e institucioneve arsimore si dhe e gjithë baza meterjale - didaktike e shkollave ishte shkatrruar tmerrësishtë nga forcat serbe gjatë luftës se fundit. Institucionet arsimore ishin djegur ,plaqkitur ,rrenuar . Por entuziazmi i arsimtarëve ,prindërve dhe nxënësve ishte i pa shoq.Kurse ndihma ndërkombëtare shumë e madhe .Falë kësaj ndihmeje dhe kontributeve te tjera u bë ndërtimi ,rindërtimi, zgjërimi i të gjitha lokaleve e objekteve tjera shkollore.

 

DREJTOR:
Ilir Kelmendi
Tel: 0390 432 281
iakelmendi@hotmail.com

 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>