DREJTORATI  PËR ARSIM NË KK PRIZREN

Hapësira dhe infrastruktura shkollore - përpjekjet për zgjerimin dhe rregullimin e saj

Gjatë kohës së luftës, në rrjetin shkollor të Komunës së Prizrenit janë djegur tërësisht 14 objekte shkollore të arsimit të obligueshëm, kryesisht në fshatra, si dhe është demoluar (mbi 50%) infrastruktura në 27 objekte shkollore.

Falë gatishmërisë së shoqatave donatore, por edhe angazhimit me përkushtim të Kuvendit Komunal në përgjithësi, si dhe të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Shkencës në veçanti (përmes përgatitjes së projekteve dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm), brenda dy vitesh në komunën e Prizrenit, janë sanuar në tërësi pasojat e luftës, por problemet lidhur hapësirën dhe infrastrukturën shkollore (sidomos në qytet) janë ende të mëdha dhe paraqesin një sfidë në të ardhmen.

Vështirësi më të theksuara ka në objektet e shtatë institucioneve të arsimit të obligueshëm në qytet, në të cilat punohet me nga 3 ndërresa, ndërsa në 5 shkollat e arsimit të mesëm të lartë, ndonëse punohet në 2 ndërresa, ka vështirësi për vendosjen e nxënësve, duke pasur parasysh, sidomos, kufizimin e mundësive për pranimin e numrit të mjaftueshëm të nxënësve në klasat e dhjeta (X ), si rrjedhojë e mungesës elementare të hapësirës shkollore për dhoma mësimi dhe për laboratore.

DREJTOR:
Nexhat Çoçaj
nexhatcocaj@gmail.com
Tel: 029 244 481

 

 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>