22.10.2009, - E Enjte
Me aktivitete artistike në Art Figurativ dhe Letërsi, do të shënohet përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Konventa për të Drejtat e Fëmijëve u nënshkrua me 20 nëntor në vitin 1989 nga 191 vende të Botës. Kjo ditë, shënohet në mbarë Globin me aktivitete të ndryshe në fushën e të drejtave të fëmijëve. Kësaj iniciative, ju ka bashkangjitur vite me parë edhe Kosova.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë -MASHT në bashkëpunim me UNICEF-in janë duke organizuar aktivitetet për shënimin e 20 nëntorit, përvjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo është bërë e ditur në takimin e fundit me Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në Kosovë .

Sivjet, ndër aktivitetet kryesor është gara mbarë shtetërore në fushën e letërsisë dhe artit figurativ, ku përfshinë tri nivelet e arsimit parauniversitar, nga klasa e parë deri në klasën e trembëdhjetë.

Në nivelin e parë përfshihen nxënësit nga klasa 1-5, në nivelin e dytë, nga klasa 6-9 dhe në nivelin e tretë nga klasa 10-12 apo 13. Tema e punimeve do të jetë "20 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve",e cila është një temë mjaft e gjerë ku fëmijët do të kenë mundësi të paraqesin idetë për të drejtat e tyre në punimet artistike në fushën e artit figurativ dhe të letërsisë. Tri vendet fituese për të gjitha nivelet do të shpërblehen nga MASHT dhe UNICEF.

Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit , obligohen që të informojnë të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës për të organizuar këtë aktivitet i cili duhet të përmbyllet deri me 5 nëntor të këtij viti . Në këtë garë artistike të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit ,ndërkaq punimet fituese në nivel komunal do të sillen në MASHT, në Njësinë për të Drejtat e Njeriut deri me 5 nëntor 2009.

 

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

Share Share

 

25.03.2015, - E Mërkurë
Ministri Bajrami në vizitë zyrtare në Bullgari

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami po qëndron në vizitë zyrtare në Bullgari, ku sot...

  më shumë>>>

24.03.2015, - E Martë
Ministri Bajrami vizitoi Institutin Albanologjik dhe Institutin Pedagogjik

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka vizituar Institutin Albanologjik dhe Institutin Pedagogjik, ku...

  më shumë>>>

20.03.2015, - E Premte
Ministri Bajrami në vizitë zyrtare në Kroaci

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci, ku ka...

  më shumë>>>

19.03.2015, - E Enjte
Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Dreshaj,

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta...

  më shumë>>>

 

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>