17.09.2012, - E Hënë
Ministri Buja mori pjesë në përurimin e shkollave në Prishtinë dhe Skenderaj

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka përuruar sot objektin e ri të shkollës së mesme në Prishtinë, "Eqrem Çabej", shkollë e cila është investim i MAShT, ndërsa pas dite, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë marrë pjesë në përurimin e shkollës "Shaban Jashari" në Skenderaj.

Gjatë përurimit të shkollës së mesme në kryeqytet, ministri Buja ka theksuar se se shkollat e reja sjellin më shumë motiv për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë punës së tyre.

17092012

"Nuk ka gjë më të mirë se sa të përurosh dhe të aktivizosh një tempull dije siç është kjo sot. Unë ju uroj nga zemra që ta gëzoni, ta përmbushni me krejt objektivat që kërkon ky institucion dhe natyrisht ta ruani si sytë e ballit, sepse ta kesh është lehtë, por ta ruani është pak e vështirë", tha ministri Buja.

Ministri i Arsimit, theksoi se kjo është edhe një nga mrekullitë në vazhdën e përurimeve të shkollave të reja që janë bërë këtë shtator. "Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit ka investuar këtu jo më pak se dy milion euro. I kemi investuar në vend të mbarë dhe të mirë, sepse s'ka më mirë se sa të investosh në shkolla.

Tani ju jeni në një objekt të ri që besoj se keni motiv të ri për të punuar e studiuar. Unë besoj se kanë motiv të ri edhe mësuesit edhe nxënësit dhe kjo shkon në kuadër të cilësisë më të mirë të arsimit që ka synim Ministria e Arsimit", u shpreh ai.

Ndërsa, në përurimin e shkollës së re në Skenderaj që mban emrin e heroit "Shaban Jashari", kryeministri Thaçi ndër të tjera theksoi se nuk ka investim më të mirë se investimi në arsim. "Sot kur shoh gjithë këta fëmijë, shoh të ardhmen e sigurtë, jo vetëm të Skenderajt, por edhe të gjithë Kosovës, sepse kjo shkollë do të shërbejë si infrastrukturë moderne për ju dhe do të ruhet e avancohet maksimalisht me mbështetje të plotë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe autoritetet komunale", u shpreh kryeministri Thaçi.

Ministri Buja me këtë rast, tha se kjo shkollë na bën dy herë përgjegjës: për shkak se është shkollë e re dhe mban një emër të një mësuesi ëmblem të Drenicës, bacës Shaban Jashari. "Na bën borgjli edhe për faktin që këtë shkollë ta ruajmë dhe ta kemi më gjatë, që ta rritim cilësinë e mësimit që e kemi synim si MAShT. Duke pasur ambinete kaq joshëse që edhe arsimtarët, edhe mësuesit edhe nxënësit të jenë të angazhuar që cilësia mësimore të rritet", tha ministri Buja.

Vitin e kaluar, tha ministri Buja, bëmë edhe një sfidim të mësuesve të gjithë Kosovës duke i nderuar ata për sfidën që bënë, ngritëm një çmim të veçantë me emrin e ëmblemës mësimore Shaban Jashari.

Të pranishmit i përshëndeti edhe i uroi për shkollën e re edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari. "Uroj që nga kjo shkollë dalin gjenerata të mirëfillta që punojnë për vetveten, punojnë për gjakun e vet, kombin e vet, të ardhmen e vet", tha ai.

 

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

Share Share

 

17.10.2014, - E Premte
Zv/ministri Mustafa mori pjesë në shënimin e Ditës kundër trafikimit me njerëz

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Nehat Mustafa ka marrë pjesë në konferencën e...

  më shumë>>>

15.10.2014, - E Mërkurë
Zv/ministri Mustafa në konferencën “Shqiptarët në rrjedhat e Luftës së Parë Botërore (1914-1918)”

Zëvendësministri i Arsimit, z. Nehat Mustafa mori pjesë sot në hapjen e Konferencës Shkencore "Shqiptarët në...

  më shumë>>>

09.10.2014, - E Enjte
Filloi fushata vetëdijesuese për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Nehat Mustafa me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues...

  më shumë>>>

07.10.2014, - E Martë
Ministri Buja vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka“ me rastin e fillimit të vitit akademik

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ka vizituar...

  më shumë>>>

 

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>