20.09.2008, - E Shtunë
Të respektohet ligji për zhvillimin e Arsimit të Lartë në Kosovë

Në konferencën për media të organizuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, ministri i arsimit, z Enver Hoxhaj dhe ambasadori i Anglisë z. Andy Spearks kanë dhënë sqarime rreth akreditimit dhe licencimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat (IPAL) në Kosovë. Është folë për mundësitë e bashkëpunimit të këtyre institucioneve me Universitete të Anglisë si dhe janë dhënë sqarime edhe për validitetin e diplomave të fituara deri në vitin 2007, në Universitetet Private të Kosovës të licencuara nga MASHT.

Ministri iArsimit,Shkencës dhe Teknolgjisë,z Enver Hoxhaj ua rikujtoi përfaqësuesve të mediave vendimin tashmë të njohur të Qeverisë së Kosovës,lidhur me procesin e akrditimit të IPAL sipas të cilit, asnjë bartës i arsimit të lartë privat nuk ka të drejtë të pranojë studentë në vitin e ri akademik 2008 - 2009.
Ai kërkoi që të respektohet vendimi i Qeverisë i bazuar në vlerësimet dhe raportin e Këshillit Britanik për Akreditim(British Council) sipas të cilit institucionet e përmendura nuk i kanë plotësuar kriteret për akreditim dhe licencim.

Kreu i MASHT bëri apel që IPAL të përgatitën për raundin e dytë të akreditimit. Ky proces do të zhvillohet nën ombrellën e Agjencionit Kosovar për Akreditim i cili do të angazhoi edhe ekspert ndërkombëtar. Këtij procesi do ti nënshtrohet edhe Universiteti i Prishtinës,ndërkaq licenca e fituar do të ketë validitet 5 vjeqar. Ministri Hoxhaj shprehu shqetësimin e MASHT-it për faktin se asnjë nga IPAL deri me tani nuk ka bërë përpjekje për implementimin e rekomandimeve nga raporti i Këshillit Britanik për Akreditim dhe kësisoj rrezikojnë që të mos akreditohen as në afatin e dytë.

Dua të konfirmoi në emër të Qeverisë së Rrepublikës së Kosovës se nëse këto institucione nuk i plotësoin kriteret edhe në raundin e dytë të akreditimit vendimi do të jetë pothuajse i njëjtë,prandaj ftoi që të jenë të përkushtuar dhe serioz në plotësimin e standardeve dhe të kritereve ,ndërsa ato janë të njohura qe 5 vite tha ministri Hoxhaj.
Në vazhdim ministri i arsimit sqaroi se diplomat e fituara deri në vitin 2007 në IPAL te licencuara më parë nga MASHT do të jenë valide. Është fat i mirë që në këtë periudhë kemi vetëm 86 studentë të diplomuar ka theksuar ministri Hoxhaj

Në vazhdim ,kreu i MASHT dhe ambasadori i Anglisë z. Andy Spearks, folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit të IPAL të Kosovës dhe të kologjeve apo universiteteve të Anglisë. Deri me tani nuk kemi pasur asnjë kërkesë për validim të akreditimit dhe asnjë kërkesë për licencim në MASHT dhe si të tilla qdo kolegj apo universitet ndërkombëtarë që operon në Kosovë nuk është i licencuar dhe vepron kundër ligjit për arsimin e lartë .Këto institucione duhet të aplikojnë gjithsesi në agjencionin për akreditim të Kosovës ,qëllimi është që të verifikojmë nëse vlejnë apo jo këto programe të cilat ofrohen,dhe së dyti a kanë licencë pune institucionet përkatëse.Ne jemi të detyruar ta respektojmë Ligjin për Arsimin e Lartë ne te cilin cili parashihen edhe masa tjera tha ministri Hoxhaj .

Ambasadori Anglez,z.Andy Speraks gjithashtu përkrahu qëndrimin ministrit Hoxhaj që të respektohen rregullat dhe ligjet e Arsimit të në Kosovë. Jam në favor të këtij bashkëpunimi të universiteteve të Anglisë me ato të Kosovës,në çoftë se kjo është në funksion të cilësisë .Anglia ka sistem të edukimit me standarde të larta në Evropë por të gjitha institucionet e Anglisë që operojnë në Kosovë duhet patjetër të respektojnë rregullat dhe ligjet e Kosovës theksoi z Spearks.Këtë mesazh ua kam dërguar universiteteve të Anglisë të cilat veq kanë lidhë kontarata bashkëpunimi me Universitetet Private në Kosovë ,ndërkaq që studentët kosovarë z Spearks i porisiti që para se të aplikojnë për regjistrim(studime) në këto universitete të marrin informacionet e duhura në Agjencinë Kosovare për Akreditim ose në MASHT.

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

Share Share

 

10.09.2014, - E Mërkurë
Ministri Buja priti në takime të ndara bordet e universiteteve “Kadri Zeka” dhe “Isa Boletini”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur në takime të ndara Bordin e Universitetit Publik "Kadri...

  më shumë>>>

09.09.2014, - E Martë
Ministri Buja përuroi objektin e renovuar të shkollës “Musa Hoti”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të...

  më shumë>>>

06.09.2014, - E Shtunë
MAShT organizoi pjesën e dytë të Provimit të Maturës – afati i gushtit

Rreth 23 mijë maturantë, sot i janë nënshtruar pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore...

  më shumë>>>

05.09.2014, - E Premte
Ministri Buja priti në takim një grup mësimdhënësish nga Malisheva

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur në takim një grup mësimdhënësish,...

  më shumë>>>

 

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>