14.09.2012, - E Premte
Ministri Buja mori pjesë në sipoziumin shkencor për atdhetarin Adem Gllavica

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë në sipoziumin shkencor kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarit Adem Gllavica, ngjarje me të cilën edhe është shënuar dita e shkollës që mban emrin e tij në Lipjan.

Ministri Buja përshëndeti punimet e këtij simpoziumi dhe angazhimin që është bërë për ta ndëruar Adem Gllavicën. "Ai nuk ka nevojë për lavdinë tonë, por ne kemi nevojë për lavdinë e tij", tha ministri.

Kjo puna e Ademvëve, tha ministri Buja, është e çuditshme pak. "Ademi i parë krijoji botën, dhe nuk ishte bota pa Ademin e parë. Pa Ademin tonë të madh, bacën Adem Gllavica nuk do të ishte as ky simpozium, po as angazhimi patriotik e kombëtar i asaj kohe kur ai punonte, vepronte e luftonte. Nuk do të ishte në asnjë mënyrë rezistenca kombëtare, një rezistencë e veçantë me shpirt e zemër dhe qëndresë fizike e psikqike e Ademit të tretë, Adem Demaqit. Nuk do trë bëhej në asnjë mënyrë lufta e madhe çlirimtare që kulmoi me lirinë e Kosovës, e Adem Jasharit. Ademët tanë tanë na kanë sjellë fat dhe atë që është kulmorja - lirinë dhe ne i falenderojmë nga zemra dhe do t'i kujtojmë gjithmonë edhe ata që janë gjallë dhe ata që na kanë ikur nga jeta", tha ministri Buja.

Në këtë simpozium, ndër të tjerë, shpalosën kujtime nga puna dhe veprimtaria e përbashkët me atdhetarin Gllavica edhe akademik Idriz Ajeti, atdhetari Adem Demaçi dhe bashkëveprimtarë të tjerë.

Simpoziumi po mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja.

 

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

Share Share

 

16.05.2013, - E Enjte
Zv/ministri Mustafa ndau simbolikisht licencat për mësimdhënësit e rajonit të Gjilanit

Zëvendësministri i Arsimit, njëherit edhe kryetar i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve,...

  më shumë>>>

16.05.2013, - E Enjte
Ministri Buja dhe Zhbogar bashkëbiseduan me nxënësit e “Xhevdet Doda”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, mori pjesë sot në ligjëraten e mbajtur nga...

  më shumë>>>

15.05.2013, - E Mërkurë
Ministri Buja shpjegoi para Komisionit Parlamentar vendimet për themelimin e 3 universiteteve të reja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar...

  më shumë>>>

15.05.2013, - E Mërkurë
MAShT kërkon mbështetjen maksimale të Universiteteve Publike për administrim të Testit të Maturës 2013

Zëvendësministri i Arsimit z Nehat Mustafa , zhvilloi nj takim me prorektorin e Universitetit " Hasan Prishtina" z Agron Bajraktari, rektorin...

  më shumë>>>

 

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>