01.06.2011, - E Mërkurë
Shënohet 1 qershori Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, në sheshin " Nëna Tereze", në Prishtinë qindra fëmijët nxënës të shkollave fillore të kryeqendrës sonë shënuan këtë festë gëzimi .

Ata shprehën ndjesitë e tyre , emocionet përmes lojërave të ndryshme, këngësh e vallesh si dhe përmes vizatimeve që në vete përmbanin mesazhe interesante kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe nevojën për një kujdes të shtuar ndaj tyre . Fëmijët njëherësh kërkuan që të parandalohen dukuritë negative në vendin tonë, siç janë droga, alkooli, duhani etj. si dhe kërkuan kushte më të mira jetese për ta.

Ministri Buja, qëndroi për disa çaste në mesin e disa krijuesve të vegjël artistik me ç`rast u shpreh se shpreson që në vitin e ardhshëm të mos ketë vend për kësi lloj mesazhesh.
Në një prononcim të shkurtër për media , ministri Buja ndër tjera tha se,
"Elementi i parë i mirë është që fëmijët janë në dijeni për dukuritë e tilla negative dhe shprehja e tyre artistike me vizatimet e tyre, mbase të thjeshta por është shumë domethënëse. Ata i bëjnë një luftë të vogël këtyre dukurive dhe na bëjnë me dije ne të tjerëve që kemi më shumë forcë dhe mundësi për ta luftuar këtë dukuri, që ta bëjmë punën tonë", është shprehur ministri Buja .
Ai shtoi se ka marrë mesazhin e fëmijëve nga vizatime e tyre dhe ka theksuar se do ta kryej punën e tij me ndërgjegje.
"Mund të them se nuk po bëhet ajo çfarë është e nevojshme për tu bërë në plotësinë e saj, por ne jemi në përpjekje të vazhdueshme që ta bëjmë atë më të mirën", ka theksuar Buja.

masht_dita_large_1.jpg

Dita ndërkombëtare e fëmijëve , në forma të ndryshme manifestimesh kulturo-artistike është shënuar edhe në qendra tjera të Kosovës.

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

Share Share

 

04.03.2015, - E Mërkurë
Ministri Bajrami priti rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti sot rektorin e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"...

  më shumë>>>

03.03.2015, - E Martë
Ministri Bajrami bisedoi me inspektorët e arsimit për rolin e tyre për ngritjen e cilësisë në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka takuar sot inspektorët e arsimit, me të cilët ka biseduar...

  më shumë>>>

03.03.2015, - E Martë
Ministri Bajrami mori pjesë në prezantimin e të gjeturave të analizës “Mos më mbyll derën, jam vetëm një fëmijë”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në prezantimin e analizës "Mos më mbyll...

  më shumë>>>

02.03.2015, - E Hënë
Banka Botërore do të ndihmojë arsimin edhe me një projekt në vlerë 11 milion dollarë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur në takim përfaqësues të Bankës...

  më shumë>>>

 

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>