ICRC
Si e mbështet ICRC (KNKK) sektorin e arsimit në Kosovë?
KNKK, në bashkëpunim me MASHT, është në procesin e implementimit të programit Eksplorimi i Ligjit Humanitar (ELH). ELH është një program ndërkombëtar i arsimit, që konsiston 30 orë shkollore dhe i dedikohet të rinjve prej moshës 13-18 vjeçare.
Qëllimet e programit janë që ti njoftojnë adoleshentët me rregullat bazë Ligjit Humanitar Ndërkombëtar (LHN), që synon ta mbrojë jetën dhe dinjitetin njerëzor gjatë konflikteve të armatosura si dhe ti zvogëlojë dhe parandalojë vuajtjet dhe shkatërrimet që dalin nga lufta. Në Kosovë, që nga viti 2005, MASHT-i është zotuar që ta marrë programin mbi vete, ndërsa KNKK është zotuar ta mbështet financiarisht MASHT-in gjatë fazës testuese të programit nëpër shkolla. Vitin e kaluar, faza testuese e programit është realizuar në 6 shkolla në Kosovë duke përdorur versionin e shkurtuar të ELH, i cili ishte përgatitur nga Ministria e Arsimit shqiptare dhe konsiston në 10 orë shkollore. Para se të fillohej me programin, KNKK-ja dhe MASHT-i kanë trajnuar gjashtë mësimdhënës duke e iniciuar fazën e parë të testimit në lëndët zgjedhore të klasës së nëntë në 6 shkolla fillore nëpër regjione të ndryshme të Kosovës . Ne do të vazhdojmë fazën dytë të testimit për këtë vit në të gjitha komunat (30 shkolla), dhe kësaj radhe do të testohet në Edukatë Qytetare, lëndë e klasës së nëntë (vendim i marrë nga MASHT-i).
KNKK deri më tani ka sponsorizuar (mbështetje direkt): trajnimin e mësimdhënësve, shtypjen e materialeve për mësimdhënës dhe nxënës, pjesëmarrjen e trajnerëve/mësimdhënësve dhe zyrtarëve të MASHT-it në ngjarje të ndryshme regjionale të ELH të organizuara nga KNKK.
Për informim tuajin, personi kontaktues për KNKK në MASHT është Afërdita Beka-Arifaj, dhe ajo është koordinatore e programit. Për më shumë informata për programin, iu lutemi kontaktoni atë. Ne, megjithatë, do ta bashkangjesim një letër shënimi për programin mposhtë.
- Aktivitetet kryesore të KNKK në Kosovë janë: zbardhja e fatit të personave të zhdukur që janë zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë, dhe siguria e komuniteteve minoritare.
Nëse dëshironi më shumë informata specifike për aktivitetet tona humanitare në Kosovë, ju lutemi që të na lajmëroheni dhe të merrni një kopje të fletës faktike dhe letrës shënues për persona të zhdukur (nëse dëshironi, ne mund ti lëmë ato për ju në zyrën e Afërditës).
- Për më shumë informata për aktivitete anembanë botës të KNKK, vizitoni ueb faqen tonë në:
www.icrc.org