DREJTORATI PËR ARSIM NË KK KAMENICË

Komuna e Kamenicës ka 14 shkolla të plota fillore me mësim në gjuhën shqipe dhe 5 shkolla fillore me mësim në gjuhën serbe, ndërsa shkolla të mesme janë 2 në gjuhën shqipe dhe 4 në gjuhën serbe. Në kuadër të disa shkollave fillore dhe të mesme ekzistojnë disa paralele të ndara fizike dhe numri i përgjithshëm i shkollave amë me paraleleve të ndara fizike janë gjithsejt 38 shkolla me mësim në gjuhën shqipe dhe 21 në gj. serbe. Ka një institucion parashkollor në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën serbe. Në kuadër të çdo shkolle fillore me mësim në gjuhën shqipe ekzistojnë edhe paralelet parafillore . Numri i tërsishëm i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme është 9330, ndërsa fëmijë parashkollor janë 284 . Numri i punëtorëve në shkollat fillore dhe të mesme është 649 (vetëm në gj. shqipe) ndërsa në institucionin parashkollorë punojnë 17 (vetëm në gj. shqipe). Numri i përgjithshëm i të punësuarëve në të gjitha institucionet arsimore me mësim në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe është 924.

Infrastruktura në institucionet arsimore të komunës sonë është e kënaqshme, përveq në tri sosh edhe ate në SHF Fan Noli në Kamenicë, SHF "Metush Krasniqi" në Rogaqicë dhe SHMT "Andrea Durrsaku" në Kamenicë , ku duhet të ndërtohet nga një objekt i ri shkollor për eliminimin e mësimit në tre ndrrime.

Gjendjen e kualifikimit të mësimdhënësve po e japim në mënyrë ilustrative me faktin se nga numri i përgjithshëm i të punësuarëve të paraqitur më lartë, në konkursin e publikuar nga drejtoria e arsimit janë paraqitur 80 vende të lira pune, pra në këto vende kanë punuar arsimëtarët e pa kualifikuar ku pjesën dërmuse të tyre e përbëjn arsimtarët që kanë punuar në shkollat e viseve të thella rurale dhe arsimtarët për gj.angleze, art muzikor, art figurativ dhe matematikë në shkollat e mesme .

Nga puna e pa lodhshme e punëtorëve në DKA, të cilët në vazhdimsi përcjellin punën e drejtorëve të shkollave dhe arsimtarëve të cilët miren drejtpërdrejt me nxënës edhe sukseset nuk mungojnë . Në shkollën fillore prej I - V 99% e nxënësve kanë pasur sukses pozitiv me notë mesatare 4.3 , në shkollën e mesme të ulët VI - IX 93% e nxënësve kanë pasur sukses pozitiv me notë mesatare3.76 dhe në shkollat e mesme të larta 80% e nxënësve kanë pasur sukses pozitiv në vlerësimin e jashtëm të bërë nga MASHT - i nxënësit tanë kanë treguar sukses të mire.

Me përpikmërii kryejmë të gjitha obligimet që vijmë nga MASHT-i siç janë ato në fushën e legjislacionit dhe në organizimin e punës edukativo-arsimore në përgjithësi.

Synimet kryesore të DKA-së janë:

- Përfshirja e tëgjith nëxënësve nëpër shkolla pa marë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare
- Zgjerimi i hapsirës shkollore dhe krijimi i kushteve më të mira për punë normale.
- Kompletimi i kuadrit përkatës arsimor.
- Përmes trajnimit të mësimdhënësve synojmë ngritjen e cilësisë në mësim
- Përkrahja e bashkpunimit të shkollave me shkollat tjera si brenda komunës, vendit dhe jashtë vendi aty ku ka mundësi
- Paisja e shkollave me inventar
- Paisja e shkollave me kabinete të informatikës dhe lidhja me internet
- Paisja e shkollave me kabinete të lëndëve të tjera dhe mjete të konkretizimit.
- Paisja e shkollave me lektura dhe literatur profesionale dhe tekste tjera të nevojshme
- Plotsimi i nevojave të shkollave dhe përgaditjet për një fillim të mbar të vitit të ri shkollor.
- Rregullimi - asfaltimi i fushave sportive për futboll, volejboll dhe basketboll.

DREJTOR:
Fehrije Qerimi
Fahrije.kryeziu@gmail.com
Tel: 0280  371 550

 

 

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>