| MASHT |
Përshkrim i qendrës QITT
"Vetëm një shoqëri informative ia del që vendi i saj dhe ajo vetë të ecin me hapin e kohës".
Shkenca, Teknologjia dhe Inovacioni vlerësohen si faktorë themelor për një ekonomi të orientuar nga dijet dhe janë të rëndësishme në të gjitha fazat e zhvillimit, pavarësisht nga format dhe mënyrat e ndryshme të tij.
Qendra për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë ekziston që ti përgjigjet në mënyrën më të mirë nevojave jetike të vendit për kërkimet shkencore, zhvillimet teknologjike dhe inovacioneve si bazë për një ekonomi konkurrente dhe zhvillim intensiv ekonomik dhe shoqëror.
Një dimension i ri është inovacioni, mbi bazën e të cilit MASHT dhe Qeveria e Kosovës sigurisht që do të financojnë projektet e universiteteve, Institucioneve tjera kërkimore-shkencore dhe shkencëtarëve që angazhohen në kërkimin shkencorë, në aplikimin dhe adaptimin e teknologjive të re
QITT u themelua në shkurt të vitit 2008, në bazë të projektit austriako-kosovar për bashkëpunim multidimensional Austri- Kosovë (IPAK).
QITT është përgjegjëse për sigurimin e qeverisjes në bashkëpunim me të gjitha institucionet kërkimore (publike dhe private) dhe të gjitha bizneset, industritë, kompanitë, dhe OJQ-të në Kosovë për eksport në fushat e kërkimit të shkencave te aplikuara. Gjithashtu është përgjegjëse për nxitjen e inovacionit dhe transferin e teknologjisë për biznes dhe anasjellta
Qendra për Inovacione dhe Transfer të Teknologjisë ka për qëllim që ti avancoj lidhjet ndërmjet shkencës, teknologjisë dhe ekonomisë, për përshpejtimin e proceseve të zhvillimit dhe përparimit teknologjik dhe mbështetjen e novatorëve vendorë si dhe mbrojtjen dhe patentimin e inovacioneve shkencore dhe teknologjike. QITT mëton të ndërtojë kapacitetet vendore në fushat e rëndësisë së veçantë ashtu që zhvillimet shkencore dhe teknologjike që ndodhin në vend të jenë të krahasueshme dhe kompetitive me zhvillimet e ngjashme në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
QITT ndihmon ndërlidhjen e sektorit të Arsimit të Lartë dhe Shkëncës me ekonominë dhe industrinë, si dhe nxitë përshpejtimin e proceseve të transferit të teknologjisë brenda vendit dhe në kuadër të marrëdhënieve me rajonin dhe BE-në. QITT njëherësh organizon programe trajnuese dhe promovuese në fushën eQ ITT-së në bazë të standardeve evropiane.
Kjo qendër është agjencion zyrtar i Republikës së Kosovës që hulumton dhe informon për mundësitë dhe programet e ndryshme ndërkombëtare të cilët në fokus kanë të arriturat në shkencat e aplikuara, Inovacione dhe transferin e teknologjisë. (këtu mund të përmenden programe të tilla)
MISIONI
Qendra për Innovacion dhe Transfer të Teknologjisë është agjension i pavarur shtetëror që mison të vetin ka krijimin e mundësive për zhvillimin shkencor teknologjik të vendit. Krijimin e marrëdhënieve reciproke në mes të ekonomisë së vendit tonë me zhvilliminet shkencore dhe teknologjike që ndodhin në Kosovë dhe në botë. Gjithashtu QITT ka për mision që t'iu krijojë mundësi shkencëtarëve të vendit që t'i zhvillojnë, përsosin dhe shpërndajnë të arriturat e tyre në shkencë, zhvillimet teknologjike dhe inovacionet ashtu që ata të jenë të mbrojtur si në aspektin ligjor ashtu edhe në aspektet e tjera që janë relevante për punën shkencore dhe të arriturat teknologjike. QITT dëshiron të krijojë dhe promovojë një udhëheqje të re moderne.
VIZIONI
Qendra për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë do të krijojë kushte në të cilat zhvillimi ekonomik dhe industrial i vendit të zhvillohet me ndihmën e të arriturave kulminante të shkencëtarëve dhe zbuluesve kosovar. Ajo do të shndërrohet në një qendër të fortë qe do të promovojë, shpërndajë dhe mbrojë inovacionet, do të shndërrohet në qëndrën më relevante të transferit të teknologjisë ashtu që dija, puna shkencore, ekonomia dhe teknologjia e fundit të jenë ingranazhe të forta të zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit.
Udhëheqës i Qendres QITT
Prof.Dr.Eng.Naim Hasani
Naim.Hasani@ks-gov.net
Tel-038 212 182
Mensur Neziri
Expert në QITT
Mensur.Neziri@ks-gov.net
Yllza Mehmeti
Zyrtare në QITT
Yllza.Mehmeti@ks-gov.net