Përzgjedhja e ekspertëve
Procedurat për selekcionimin (perzgjedhjen) e ekspertëve:
Procedurat
- Vendimi mbi selekcionimin e eksperteve duhet patjeter të bazohet ne politikat, procedurat dhe kriteret e vendosura nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të mbështeten në legjislacionin pozitiv vendore.
- Anëtarët e panelit të ekspertëve duhet të jenë plotësisht të pavarur dhe të marrin vendime pa presion. Duhet të shmanget çfarëdo konflikti interesi.
- Kriteret selekcionuese për panelin e ekspertëve duhet të janë të vendosura dhe të publikuara nga Agjencia e akreditimit.
- Institucionit aplikues per akreditim i ipet mundësia që të bëjë vërejtje në përbërjen e panelit të ekspertëve.
- Vendimi për akreditim duhet të merrët nga një autoritet relevant - AAK, dhe jo nga grupi i ekspertëve.
- Anëtarët e panelit duhet të jenë të përkushtuar që të trajtojnë në besim të plotë të gjitha materialet dhe gjetjet.
- Anëtarët e panelit duhet të njoftohen nga agjencia e akreditimit për kushtet në të cilat ata do të veprojnë ( legjislacioni kombëtar, kriteret, procedurat dhe udhëzuesit )
Përbërja e grupit të ekspertëve
Numri i anëtarëve të grupit të ekspertëve varet nga madhësia e institucionit që vlerësohet dhe niveli i kompetencave të tyre.
Gjatë angazhimit të panelit të ekspertëve duhet kushtuar rëndësi respektimit të barazisë gjinore.
Paneli i ekspertëve
Paneli i ekspertëve duhet ti posedojë këto kualifikime (ekspertiza) për ti përmbushur objektivat e akreditimit:
Paneli për akreditim institucional
- Eksperiencë në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë
- Kualifikim përkatës akademik dhe ekspertizë të pranuar në fushën e caktuar
- Përvojë në qeverisje institucionale dhe menagjim
- Përvojë udhëheqëse në fushën e akademike/kërkimore
- Përvojë relevante ndërkombëtare që mundëson bazën për krahasueshmëri ndërkombëtare
- Njohjen e metodave të mësimdhënjes dhe mësimnxënjes
- Përvojë në zhvillimin, hartimin, ofrimin dhe vlerësimin e programeve të arsimit të lartë
- Njohje e sistemit të arsimit të lartë të shtetit specifik, institucionit dhe legjislacionit të zbatuar
Varësisht nga kontesti kombëtar, preferohet që në panelin për akreditimin institucional të përfshihen:
- Përfaqësuesi i studentëve
- Përfaqësues të tregut të punës
- Proporcion i theksuar i anëtarëve të panelit duhet të jetë nga jashtë (?)