| MASHT |
Standardet e akreditimit
Në bazë të rregullave ligjore të Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Kosovë, Rr. nr. 2003/14, datë 12.05.2003, Udhëzimit Administrativ mbi Licencimin e Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë në Kosovë nr. 14/2003, datë 17.07.2003 dhe Udhëzimit Administrativ mbi Themelimin e Agjencisë të Akreditimit të Kosovës nr. 14/2004, datë 16.02.2004, AAK i ka vendosur kushtet dhe kriteret për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
Me kërkesën për akreditim duhet sjellë dëshmi që kushtet për akreditim dhe kriteret bazë janë plotësuar.
Kushtet për akreditim
Forma juridike dhe selia: Institucioni arsimor që konkurron duhet të jetë person juridik me seli në Kosovë.
Ofertat e studimit: Kur të bëhet kërkesa duhet të dorëzohen edhe planet përkatëse të studimit:
Krahasueshmëria e studimeve: Nëse institucioni i arsimit të lartë dëshiron të ndajë grada të njëjta akademike si institucionet në Hapësirën Evropiane te Arsimit të Lartë (HEAL), atëherë studimet e tij duhet të jenë të krahasueshme me studimin përkatës në HEAL sa i përket rezultatit të përgjithshëm të arsimimit.
Personeli mësimdhënës: Kualifikimi i personelit mësimdhënës në institucionet e arsimit të lartë duhet të korrespondojë me standardin ndërkombëtar shkencor dhe artistik. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten edhe kontratat ligjore obliguese me këtë personel. Këto kontrata duhet të dëshmojnë masë të mjaftueshme për studimet e planifikuara.
Pajisja: Institucioni aplikues duhet të ketë në dispozicion personel të mjaftueshëm, hapësira dhe aparatura (p. sh. kompjuterë, bibliotekë etj.) që janë të nevojshme për studim. Këto duhet të sigurohet në përputhje me llojin e institucionit arsimor.
Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dëshmi përkatëse për personelin, hapësirën dhe aparaturën.
Parimet: Institucioni i Arsimit të Lartë duhet ta orientojë veprimtarinë e tij në parimet në vijim (Neni 7, LAL):
Titulli dhe emërtimet: LAL parasheh kur një institucioni arsimorë ka të drejtë ta quajë vetën “Universitet”. Emërtimi “Universitet” nuk mund të përdoret arbitrarisht, por vetëm konform ligjit dhe duhet të korrespondojë me standardet ndërkombëtare.
Gradat akademike të institucioneve private të arsimit të lartë të akredituara kanë vlerë të njëjtë juridike si ato të institucioneve publike.
Kriteret bazë:
Institucioni i arsimit të lartë duhet të jetë autonom dhe duhet të sigurojë liri akademike. Përmes statutit të tij dhe strukturave organizative duhet të sigurojë lirinë në fushën e hulumtimit (në aspektin e parashtrimit të pyetjeve, teorive dhe metodave si dhe në përhapjen e rezultateve të hulumtimit dhe vlerësimit të tyre) dhe lirinë e mësimdhënies (në aspektin e shumëllojshmërisë përmbajtjesore dhe metodike të lëndëve si dhe lirisë për shprehjen e mendimeve shkencore dhe artistike).
Institucioni i arsimit të lartë duhet të ketë brenda një ose disa disiplinave një ofertë të gjerë dhe të shumëllojshme të studimit, të cilat i përshtaten konceptit evropian për arsimin e lartë. Si disiplina merren parasysh fushat tradicionale si p.sh. mjekësia, muzika, drejtësia ose teologjia, por edhe kombinime te reja drejtimesh me një gjerësi të krahasueshme.
Hulumtimi duhet të bëhet në institucion. Kjo e kushtëzon praninë e një mase kritike me prodhim të institucionalizuar të dijes dhe një rilidhje përkatëse me mësimdhënien.
Institucioni i arsimit të lartë duhet të ketë në dispozicion personel të përhershëm dhe të mjaftueshëm shkencor ose artistik, i cili është i obliguar në një marrëdhënie të rregullt pune me kontrata në kohëzgjatje prej së paku tri vitesh. Ky personel i përhershëm duhet të jetë i kualifikuar ose të jetë dëshmuar në arte dhe duhet të jetë ne gjendje që të mbulojë së paku 50% të ngarkesës së mësimëdhënjes pë secilin program akademikë. Për sigurimin e lidhshmërisë së hulumtimit dhe të mësimdhënies ky personel i përhershëm duhet të ketë së paku tre persona për drejtim studimi, prej të cilëve së paku njëri duhet të jetë në thirrjen profesor. Kjo d.m.th. se ky person duhet të dëshmojë kualifikim të lartë shkencor ose artistik.
Procedura e përzgjedhjes për tërë personelin shkencor duhet të jetë transparente, e orientuar kah konkurrenca dhe e udhëhequr nga cilësia.
Planet e studimit (kurikulat e detajuara) dhe rregulloret e provimeve duhet t’i përmbushin kërkesat materiale, profesionale dhe formale sipas standardeve ndërkombëtare. Pranimi në studim duhet të korrespondojë së paku me rregulloret kosovare për parakushtet e përgjithshme për pranim.
Me pajisje me hapësirë dhe aparaturë nënkuptohet pajisja me mjete adekuate për studim sipas standardeve ndërkombëtare.
Sigurimi i financimit afatmesëm të institucionit duhet të dëshmohet përmes një Biznes-Plani të detajuar.
Përmbushja e parakushteve të formuluara më lart duhet të paraqitet nga institucioni në një plan zhvillimorë trevjeçarë.