Çka është akreditimi?
Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuara, kompatibile ndërkombëtarisht nëse institucionet univeristare përkatësisht drejtimet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë. Procedurat e akreditimit vendosin për statusin  dhe njohjen e lidhur me te si dhe statusin juridik të institucioneve dhe drejtimeve të studimit për një kohë të caktuar. Akreditimi në fushën e arsimit të lartë i ofron shoqërisë dhe grupeve të përfshira të interesit siguri që cilësia e mësimdhënies dhe studimit i përgjigjet kërkesave minimale ndërkombëtare. Njëkohësisht e rrit nivelin e transparencës në tregun gjithnjë e më të paqartë të ofertave kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit. Funksionet qenësore të akreditimit janë:

  • Mbrotja e studentëve nga ofertat, të cilat nuk dëshmohen që dërgojnë deri te arritja e rezultateve të parapara (shanset për punësim, njohjen ndërkombëtare të gradës së fituar etj.);
  • Transparencë, krahasueshmëri dhe përmes kësaj më shumë mundësi zgjedhjeje në tregun e arsimit dhe të punës si në vend ashtu edhe në tërë hapësirën europiane të arsimit të lartë;
  • Lehtësimi i mobilitetit ndërkombëtar përmes njohjes së anasjelltë të studimeve dhe përmirësimi i mundësive të  diplomuarve në tregun europian të punës;
  • Krijimi i një baze për konkurencën midis institucioneve të arsimit për studentë përkatësisht për mjete publike ose private.

Pse akreditimi?

Të gjitha palët që janë të interesuara që të ofrojnë shërbime  në sektorin e arsimit të lartë (publike dhe  private) në Kosovë  që çojnë drejt  marrjes së një grade akademike, duhet që të kërkojnë njohje (miratim) nga shteti. Kjo njohje bëhet nëpërmjet akreditimit nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.

Vetëm titujt dhe diplomat e lëshuara nga institucionet e akredituara do të njihen dhe shërbejnë për mundësi punësimi dhe njohje ndërkombëtare.

Kush mund te aplikojë për akreditim:

  1. Të gjitha institucionet aktive të arsimit të lartë (publik dhe privat) në Kosovë që nuk  kanë një  akreditim.
  2. Një institucion arsimor  i ri që që tenton të ofrojë shërbime në sektorin privat të  arsimit të lartë
  3. Një institucion i akredituar i arsimit të lartë që dëshiron të ofrojë programe të reja të studimit

Një institucion i akredituar i arsimit të lartë që dëshiron ta vazhdojë akreditimin edhe për një periudhë të caktuar kohore-riakreditim