KOSOVA DHE BOLONJA

Ngjarje me rëndësi në zbatimin e Bolonjës në Kosovë:

2001: Miratimi i studimeve në dy cikle; fillimi i zbatimit të ECTS, fillimi i zbatimit të programeve bachelor;
2003: Ligji mbi Arsimin e Lartë - ndër të parët në rajon në përputhjemeBolonjën;
2004: Statuti i Universitetit të Prishtinës ? plotësisht në përputhjemeBolonjën;
2005/2006: Fillimi i zbatimit të programeve për master sipas Bolonjës; udhëzimet administrative për shtojcën e diplomës dhe për kërkimet shkencore;
2005/2006: Të diplomuarit e parë me baçellor në Kosovë; të gjitha programet studimore punojnë sipas strukturës e sistemit të Bolonjës;
2006: Themelohet Grupi për Promovimin e Bolonjës;
2006: Themelohet Këshilli Kombëtar i Cilësisë i Agjencionit përAkreditim të Kosovës;
2005/2007: Hartimi i dy raporteve kombëtare për Procesin e Bolonjës.

SHTYLLATEPROCESITTËBOLONJËS

1988: Magna Charta Universitatum
1997: Konventa e Lisbonës për njohje të diplomave
1998: Deklarata e Sorbonës
1999: Deklarata e Bolonjës
2001: Samiti i Pragës, Konventa e Salamnkës, Konventa e studentëve në Getëborg
2003: Samiti i Berlinit, Konventa e Gracit
2005: Samiti I Bergenit
2007: Samiti I Londrës
2010: Koha për sendërtimin e Hapsirës Evropiane të Arsimit të Lartë

OBJEKTIVAT E PROCESIT TË BOLONJËS:

të caktuara në Deklaratën e Bolonjës
1.Adoptimi i një sistemi të diplomave e të titujve të krahasueshëm e të kuptueshëm
2.Adoptimi i një sistemi të bazuar kryesisht në dy cikle
3.Vendosja e një sistemi të pikëkreditave
4. Promovimi i mobilitetit të studentëve dhe të personelit akademik e administrativ
5. Promovimi i bashkëpunimit evropian në sigurimin e cilësisë
6. Promovimi i dimensionit evropian në arsimin e lartë

të caktuara në Komunikatën e Pragës
7. Mësimi permanent
8. Institucionet e arsimit të lartë dhe studentët
9. Promovimi i atraktivitetit të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë

të caktuara në Komunikatën e Berlinit
10. Studimet e doktoratës dhe sinergjia ndërmjet Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë dhe Hapësirës Evropiane të Kërkimeve Shkencore

Dimensioni social i arsimit të lartë mund të shihet si një vijë veprimi transversale që përvijohet në të gjitha vijat e tjera.

VLERAT DHE PARIMET E PROCESIT BOLONJËS:

"Ne zotohemi të përmbushim këta objektiva në suaza të autorizimeve e të kompetencave tona institucionale, duke respektuar plotësisht diversitetin e kulturave, gjuhëve, sistemeve kombëtare të arsimit dhe të autonomisë së universiteteve ? me qëllim të krijimit dhe të forcimit të hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Për këtë qëllim, ne do të ndjekim rrugën e bashkëpunimit ? Ne gjithsesi presim nga universitetet që të përgjigjen pozitivisht dhe menjëherë dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive për suksesin e përpjekjeve tona".
(Nga Deklarata e Bolonjës, 1999)

PRIORITETET PËR PERIUDHËN 2007 - 2009

3.1 Gjatë dy viteve të ardhshme, pajtohemi të përqendrohemi në përfundimin e linjave të deritanishme të veprimit, përfshirë prioritetet vijuese të sistemit të studimeve në tri cikle, në sigurimin e cilësisë dhe në njohjen e diplomave e të periudhave të studimit.

3.2. Në raportet tona për vitin 2009, ne do të raportojmë për veprimet e ndërmarra në shkallë kombëtare për promovimin e mobilitetit të studentëve e të personelit, përfshirë edhe masat për vlerësim në të ardhmen.

3.3. Ne do të raportojmë për strategjitë dhe politikat tona nacionale në fushën e dimensionit social, përfshirë edhe planet e veprimit e masat për të matur efektivitetin e tyre. Ne do të ftojmë të gjitha palët e involvuara që të marrin pjesë dhe të mbështesin këtë punë në shkallë kombëtare.

3.4 Ne e njohim nevojën për të përmirësuar mbledhjen, sistemimin dhe sigurimin e qasjes në të dhënat për mobilitetin dhe për dimensionin social nëpër të gjitha vendet pjesëmarrëse në Procesin e Bolonjës.

(Nga Komunikata e Samitit të Londrës ? 2007)
 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>