Njësia e bashkërëndimit prindër-arsimtarë

Prindër mos harroni:"Fëmijët e suksesshëm në shkollë janë të suksesshëm edhe në jetë. Që fëmijët tuaj të jenë të suksesshëm në shkollë ata kanë nevojë për ndihmen dhe mbështetjen tuaj."

Bashkëpunimi prindër -mësues(shkollë)- fitore për të gjithë

Njësia e Bashkërëndimit Prindër -Arsimtarë është pjesë përbërëse e sektorit Koordinimi me Komunat. Kjo njësi kujdeset për çështjen e përfshirjes se prindërve në shkollë dhe për ndërtimin e një partneriteti shkollë-familje.

Në bazë të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë, neni 16.1, MASHT ka formuar Komitetin e Prindërve të Arsimit të Kosovës(KPAK). Komiteti ka 9 anëtarë. Mandati i tyre është (4) vjet dhe anëtarët zgjedhin një kryetar dhe një zavëndës kryetar. Funksioni i KPAK është të përfaqësojë interesat e prindërve, t'i përcjellë në MASHT mendimet e prindërve për çdo aspekt të arsimit fillor dhe të mesëm të Kosovës si dhe të jetë kanali kryesor i komunikimit midis MASHT dhe prindërve.

MASHT ka nxjerr Udhëzinim Administrativ(UA)[I] 6 / 2004, i cili rregullon vendin, rolin, detyrat, si dhe mënyrën e themelimit e të funksionimit Këshillave të Prindërve në nivel shkolle, komune dhe në nivel të Kosovës. Pas nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ( UA) -Themelimi dhe puna e Komitetit të Prindërve të Arsimit të Kosovës nr.MASHT( I )6/2004 nga ministri i MASHT-it është bërë shpërndarja e këtij UA nëpër të gjitha ZRA-të. Me këtë ka filluar një punë serioze për themelimin e KPA-ve në të gjitha nivelet. Për mirëvajtjen e punës për themelimin e këtyre këshillave, zyrtarët e MASHT-it nga sektori Koordinimi me Komuna kanë zhvilluar aktivitet të ngjeshur nëpër të gjitha ZRA-të dhe komunat e Kosovës, me qëllim të dhënies së udhëzimeve të nevojshme për formimin e KPA-ve në të gjitha nivelet. Në bazë të raporteve të ardhura nga të gjitha ZRA-të, jemi të njoftuar se këto këshillat janë themeluar në nivel shkolle, komune dhe rajoni. Të gjitha ZRA-të kanë bërë konstituimin e këshillave rajonale dhe kanë bërë zgjedhjen e delegatëve në nivel të Komitetit të Prindërve të Arsimit të Kosovës(KPAK).


Më 26 gusht 2005 në lokalet e MASHT u mbajt mbledhja konstituive dhe u themelua KPAK-ja.. Në këtë mbledhje, sipas UA MASHT[I] 6/2004, u zgjodhën kryetari dhe nënkryetari i KPAK-së.Me vota të fshehta kryetar u zgjodh Mentor Rruka, nënkryetare, Nexhmije Kallaba.

KPAK-ja do të raportojë për :

- Mbarëvajtjen dhe cilësinë e punës ed.-mësimore që siguron shkolla
- Ndihmën e dhënë nga shkolla për zhvillimin e gjithëmbarshëm të nxënësve
- Bashkëpunimi me prindërit ,komunitetin ,pushtetin lokal,DKA-të ,ZRA-të e me të tjerë
- Të raportojë për të gjitha ato që kanë të bëjnë me procesin mësimor


- Objektivat KPAK-së për të ardhmen:

1. Zhvillimi i shkathtësive që krijojnë pjesëmarrje të vazhdueshme të prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve për çështjet që kanë të bëjnë me arsimin
2. Funksioni i strukturave që mundësojnë pjesëmarrje të të gjithë akterëve në reformat arsimore
3. Të funksionojnë stukturat e arsimit, të cilat mundësojnë zbatimin e reformave në sistemin edukativo-arsimor
4. Krijimi i një mentaliteti të ri të komunitetit për nevojat që ka shkolla në kushtet aktuale për ndihmë dhe mbështetje


Rekomandime:

- Të mbahen rregullisht mbledhje me prindër dhe të mbahen procesverbalet nga këto mbledhje
- Të hartohet plani vjetor i veprimit në bashkëpunim me kryesinë e Këshillit Prindër- Arsimtarë, në mënyrë që interesimi i prindërve për punën dhe jetën në shkollë të jenë më efektiv.
- Trajnime ,biseda dhe këmbim përvojash me KPASH-të KSH(Këshilli i Shkollës), të cilat janë themeluar dhe kanë një përvojë më të gjatë në këte fushë.
- Janë organizohen takime përmes tryezave të rrumbullakëta, ku kanë merre pjesë prindërit,mësuesit, nxënësit, përfaqësues të pushtetit lokal, MASHT-it dhe OJQ-ve tjera vendore dhe ndërkombëtare, komunitetet fetare etj.


Sipas kurrikulit të ri është e domosdoshme që çdo shkollë në Kosovë të hartojë një politikë të caktuar e të përshtatshme për përfshirjen e prindërve në edukim. Hartimi i një politike të tillë, së bashku me një plan respektiv për përfshirjen e prindërve në edukim ka shumë rëndësi sepse nga kjo gjë përfitojnë nxënësit, mësuesit(shkolla)dhe prindërit.

Këshilli i Prindërve të Shkollës

Qëllimi:

Themelimi i Këshillit të Prindërve të Shkollës është që në secilën shkollë të përfaqësohen në mënyrë sa më demokratike interesat e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve, të punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë në arsim.Ky këshill ndihmon në krijimin e shkollave më miqësore për fëmijë dhe më atraktive për mësimnxënie.

Punët e kryera:

- Në partneritet me CRS -në janë trajnuar 230 arsimtarë, 230 prindër dhe 94 nxënës në programin ''Partneriteti Prindër-Shkollë;
- Të gjitha drejtorive komunale të arsimit në Kosovë iu është shpërndarë material që ka të bëjë me punën dhe aktivitetet e prindërve në shkollë;
- Hartimi i draft- rregullores për themelimin e KPA-ve në të gjitha nivelet(KPSH,KPAK,KPAK);
- Në akademinë e policisë u mbajt një trainim dyditor me tëmën:Roli i prindërve në sistemin e edukimit;
- Puna rreth zgjerimit të rrjetit të shkollave mike, sistemi i shumfishimit 1+2;
- Takime me zyrtarë regjionlë dhe drejtorë të drejtorive komunale;
- Është përgatitur një pyetësor për vlerësimin e raporteve në shkollë në trekëndëshin: nxënës,mësues,prind;
- Përpilim i formularëve për punën dhe aktivitetet e prindërve në shkollë;
- Takime të ndryshme më rëndësi për punën tone;
- Raportimet për punët të cilat janë kryer,etj.


Të arriturat si rezultat i punës:

- Gjatë kësaj kohe jemi njohur drejtpërdrejet me gjendjen në shkollat tona;
- Në të gjitha shkollat e Kosovës janë themeluar KPSH, të cilët kanë ndryshuar për të mirë gjendjen në shkolla;
- Mësuesit dhe prindërit në shumë shkolla të Kosovës janë më të vetëdijshëm për rëndësinë e bashëpunimit mes tyre;
- Mësuesit dhe prindërit mbajnë mbledhje të rregullta.
- Jane licensuar 21 trajnere te modulit''Partneriteti shkolle -familje''
- Jane licensuar kater trajner dhe monitorues te modulit:''Partneriteti shkolle -familje''


Përfituesit:

Nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë shoqëria në Kosovë.

Çka synohet në të ardhmen:

- Në bashkëpunim me të tjerët (komunat, DKA-te ,OJQ-të, shoqatat Prindër -Arsimtarë dhe të interesuarve të tjerë )të ngrisim nivelin e vetdijësimit për reformat në arsim dhe rëndësinë e bashkëpunimit shkollë-komunitet;
- Kultivimi i bashëpunimit ndërmjet mësuesve, nxënësve,prindërve dhe faktorëve të tjerë të interesuar për mënyrën e organizimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në arsim;
- Mbështetje parimit të bashkëpërgjegjësisë së shkollës dhe mësuesve, ndaj nxënësve, pastaj të prindërve dhe komunitetit në tërësi për sigurimin e një arsimimi e edukimi sa më cilësor;
- Të rritet cilësia e bashkëpunimit në mes të KPSH-ve në nivel shkolle dhe komune;
- Ndërlidhja e kryesisë së Këshillit të Prindërve të Arsimit të Kosovës ( KPAK-së) me Unionin Europian të Këshillit të Prindërve dhe Arsimtarëve ;
- Lidhja me programin e granteve shkollore (Banka botërore)për ngritjen e vetdijes dhe pjesëmarrjen e prinderve në sistemin e edukimit;
- Parandalimi i braktisjes së shkollës nga vajzat, i cili është në kuadër të projektit''Pjesëmarrja e prindërve dhe arsimtarëve në sigurimin e arsimit cilësor për fëmijët e Kosovës'';- projekt i përbashkët në mes MASHT-it,Shoqatave Prindër-Arsimtarë (SHPA) dhe Shërbimit Katolik të Ndihmave(CRS).