Këshilli i Europës

Këshilli i Europës është i zotuar fuqishëm në mbështetjen e stabilitetit politik dhe social të një Kosove multietnike. Veprimet e organizatës janë të përqëndruara në krijimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe në respektimin e sundimit të ligjit në përputhje me normat dhe standardet europiane.

Me hapjen e Zyrës së Këshilit të Europës në vitin 1999, është vendosur një prezencë afatgjatë në Prishtinë. Fushat kryesore të aktivitetit të Këshillit të Europës në Kosovë janë:

-mbrojtja e të drejtave të njeriut
-monitorimi i zgjedhjeve
-mbrojtja e trashëgimisë kulturore
-reforma e vetëqeverisjes lokale
-parandalimi i krimit
-arsimi


Nga viti 2000-2003, Këshilli i Europës ka implementuar dy projekte të financuara nga Banka Botërore, për mbështetjen e reformave në arsimin e lartë dhe legjislativin për arsim të përgjithshëm dhe të lartë. Partnerët kryesorë ishin UNMIK ? IPVQ Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës. Projekti u zbatua në bashkëpunim me Asociacionin e Universitetit Europian dhe Konferencës së Rektorëve Gjerman. Rezultatet kryesore të këtyre projekteve ishin zhvillimi dhe miratimi i ligjit ekzistues për arsim si dhe statuteve të universitetit.

Përveç arsimit të lartë, gjithashtu duhet të theksohet se UNMIK/Kosova marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme regjionale siç janë Konferenca e 4-të për Informim e Ministrive të Arsimit në Ballkanin Përendimor, pastaj Shtetësia Demokratike dhe Arsimimi për të Drejta të Njeriut në Rrjetin regjional për Europën jug-lindore si dhe Rrjetin e Koordinatorëve EDC/HRE të Këshillit të Europës.

Bashkëpunimi i mëtutjeshëm me UNMIK/Kosovën do të jetë i lidhur me programin vijues të përbashkët të bashkëpunimit EU/CoE që do të përmbledhë disa fusha siç janë: edukimi për shtetësi demokratike dhe të drejta të njeriut, krijimi i kapaciteteve për mësim mbi multikulturalizmin, promovimi i mësimit për kulturën dhe historinë e romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasve, ndihmesa dhe mbështetja për reformat në mësimin e historisë, ekspertiza mbi politikat e gjuhës si dhe reformat në arsimin e lartë. Synimi i këtij programi është të caktojë kushte të qëndrueshme për forcimin e mirëkuptimit ndërkulturor në mesin e të gjitha komuniteteve duke u bazuar në edukimin ndërkulturor dhe të drejtave të njeriut në një perspektivë afatgjate të mësimit në pajtueshmëri me standardet europiane ose praktikat më të mira duke mbështetur reformat në arsimin primar, sekondar dhe të lartë.

Për më shumë informata, ju lutemi të vizitoni websajtin e përgjithshëm të Këshillit të Europës www.coe.int
 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>