C.E.S.E.S në Kosovë

Qendra Evropiane për shkollë, edukim dhe shoqëri është organizatë joqeveritare e lindur në Milano me 1989 si shoqatë e mësimdhënësve,drejtuesve të shkollave dhe profesorëve universitarë. Qëllimi I tyre ishte të paraqesin perspektivën Evropiane në arsim dhe trajnim.

C.E.S.E.S në Kosovë ka punuar qysh nga viti 1999, filloi duke ofruar mbështetje IDPs(Internally Displaced Persons)si rrjedhojë e konfliktit.Përveq mbështetjes materiale dhe psikologjike, personeli i C.E.S.E.S ndihmoj kthimin e sigurt të Kosovarëve në shtëpit e tyre, dhe rindërtimin e shkollave të shkatrruara nga lufta.

Projekti më I përgjithsuar I C.E.S.E.S në Kosovë është "Kosovo School Project" ku kjo OJQ mbështet 18 shkolla mes viteve 1999-2001 duke I furnizuar me materiale didaktike dhe trajnim në Kosovë dhe Itali për mësimdhënës dhe drejtues shkollash.Projekti përfshin edhe binjakzimin e 18 shkollave me numër të njëjt të shkollave në rajon të Lombardisë.

Projekti I dytë në Kosovë ishte "Infolab Kosovo" që zgjati prej 2001-2003, bëri themelimin e tri laboratoreve IT në tri shkolla Prishtinë dhe Klinë,në bashkëpunim me Masht dhe rajon të Lombardisë.

Projekti I tretë, "Training for Development" nga 2003-2005, ndihmuan themelimin e edhe te dy laboratoreve tjera për IT në Prishtinë dhe Pejë. Organizoi punëtori, ekspozita, e seminare ne kuader te ketij projekti.

Projekti-Kosovo Pedagogical Institute-Instituti Pedagogjikë I Kososovës, është projekt themeluar nga C.E.S.E.S ,financuar nga Ministria e Punëve të jashtme të Italisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

Edhe pse është projekt tre vjeqar qëllimi IPK-së është të jetë një institucion I ligjshëm, I specilaizuar në shkenca edukative ,dhe të bëjë trajnimin profesional të personelit shkollor në Kosovë.

www.ceses.it
 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Shfrytëzoni këtë modul për të komunikuar drejtëpërdrejtë me zyrtarë të MASHT-it

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>