Konventa për të drejtat e njeriut

Konventa për të drejtat e njeriut në artikullin 26 e njeh të drejtën për arsim për të gjithë.

Ligji i Arsimit Parauniversitar neni 3,
• pika 1 thotë: ''Asnjë personi nuk guxon t'i mohohet e drejta për arsim'' ndërsa
• pika 2 thotë: ‘'Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe aftësuese, komunave dhe qeverisë sipas funksioneve dhe
detyrave përkatëse të përcaktuara me këtë ligj''

• Objektivi i përgjithshëm arsimit parauniversitar është që të sigurohet qasje gjithpërfshirëse dhe e barabartë për të gjithë nxënësit në arsim cilësor dhe jo-diskriminues gjatë shkollimit në nivelin parauniversitar dhe inkurajimi i të nxënit gjatë gjithë jetës.

Disa prej qëllimeve më specifike janë:

• Sigurimi i cilësisë në arsim,
• Gjithëpërfshirja në arsim, barazia dhe respektimi i diversitetit në arsim
• Përmirësimi i qeverisjes dhe menaxhimit cilësor në shkolla
• Krijimi i mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm në shkollë
• Decentralizimi i përgjegjësive në nivel të komunës dhe në nivel të shkollës, etj.

DIVIZIONI I ARSIMIT TË PËRGJITHSHËM

Puna e këtij Divizioni si edhe e gjithë institucionit përqendrohet në ndryshimin e konceptit për arsimin në Kosovë, duke u munduar që të ecë me rrjedhat e reja të krijuara në vend dhe më gjerë.
Ky divizion përfshin

Nivelin e parë (1-5) të arsimit dhe nivelin e dytë (6-9) që përfshin 288378 nxënës në gjithsej 990 shkolla në gjithë Republikën e Kosovës

Nivelin e tretë të arsimit (10-12) që synim ka përmirësimin e nivelit të cilësisë sipas standardeve si dhe të krijojë lidhje të ngushtë në mes të arsimit të mesëm të lartë dhe tregut të punës.
Në shkollat e mesme të larta në Kosovë mësojnë 104 268 nxënës në 116 shkolla.

BASHKËPUNIMIN| PRINDËR- MËSIMDHËNËS

Në kuadër të politikave të MASHT është edhe ndërtimi i një partneriteti shkollë-familje, ashtu që të përfaqësohen në mënyrë sa më demokratike interesat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve dhe që me punë të përbashkët ta përmirësojnë cilësinë në arsim.

SHKOLLAT PROMOVUESE TË SHËNDETIT

Programi ka për qëllim edukimin, informimin dhe sigurimin e mundësive për të krijuar qëndrime të drejta lidhur me shëndetin dhe për të mësuar e zbatuar sjellje të shëndosha.

Përkrah shkollat që të zhvillojë politika e programe efektive që do të përforcojnë dhe do t'i bëjnë të shëndetshme dhe të qëndrueshme mjediset në të cilat zbatohen veprimtaritë e arsimit.

QËLLIMET E ARSIMIT TË PËRGJITHSHËM

Pos qëllimeve të cekura më lartë, arsimi i përgjithshëm ka edhe këto qëllime të përbashkëta:
Zhvillimin e njohurive për të drejtat e njeriut dhe të strategjive për mbrojtjen e tyre si dhe të aftësive të domosdoshme për zbatimin e tyre në praktikë

Zhvillimin e ndjenjës së respektit dhe të angazhimit ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe shoqërisë së qytetëruar, në mënyrë të veçantë të përgjegjësisë qytetare, të ndërvarësisë, të barazisë, të drejtësisë shoqërore dhe të shtetit të së drejtës

Rritjen dhe zhvillimin e vetëdijes për rëndësinë e paqes, zgjidhjeve paqësore të mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve, për rëndësinë e nevojës për tolerancë aktive, bashkëpunim dhe solidaritet ndërmjet njerëzve

Zhvillimin e vetëdijes për ndërvarësinë e natyrës dhe të botës njerëzore dhe mirëkuptimin e përmasave të shumta të botës dhe të jetës në tërësinë e tyre.

Konventa për të drejtat e njeriut 2


DISA TË ARRITURA

• Është përgatitur dokumentacioni shkollor për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar (ditarët, dëftesat, certifikatat, etj.)
• Përgatitja e kalendarit shkollor për arsimin parauniversitar
• Në bashkëpunim më Institutin Pedagogjik të Kosovës dhe në përkrahje të UNICEF-it është hartuar dokumenti për standardet e shkollave mike
• Me ndihmën e Bankës Botërore është punuar në ndërtimin e kapacitetit për menaxhim financiar në nivel komune dhe shkolle përmes organizimit të trajnimeve dhe zhvillimit të sistemit që lehtëson kryerjen e këtyre funksioneve.
• Në drejtim të ngritjes së kapaciteteve në menaxhimin e shkollave në bashkërendim me partnerët zhvillimor si, GIZ dhe programin BEP, të cilët kanë program të akredituar për udhëheqje në arsim, është bërë trajnimi i udhëheqësve të institucioneve të arsimit në disa komuna, si dhe programi BEP ka bërë edhe trajnimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të shkollës, për të funksionalizuar këtë organ të rëndësishëm për shkollën.
• Në bashkëpunim me USAID programi i BEP është hartuar doracaku për Këshillin drejtues të shkollës- si organ vendimmarrës në shkollë
• Është hartuar dhe miratuar udhëzimi për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave.
• Organizimi i javës së promovimit të shëndetit
• Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit si: Dita botërore e ujit me 22 Mars, dita botërore e tokës 22 Prill.
• Me 5 Qershor është shënuar Dita e Mjedisit, ku MASHT në bashkëpunim edhe me MPHM si dhe DKA-të kanë shpërblyer tri shkolla me mjedisin më të pastër dhe të gjelbëruar.