SIDA
- Si e mbështet SIDA sektorin e arsimit në Kosovë?
Cilat janë projektet aktuale?
?Për momentin SIDA nuk është duke e mbështetur fare sektorin e arsimit në Kosovë përveç kryerjes së studimit SËAP me konsultantët e SIPU. Strategjia e tanishme nuk i jep prioritet sektorit të arsimit. Strategjia e re është duke u punuar këtë vit dhe do të jetë në veprim nga viti 2009. Arsimi apo trajnimi joformal është duke u realizuar në kuadër të projekteve të mbështetura nga SIDA?
- Një përshkrim i shkurtë për SIDA dhe punën e saj në Kosovë deri më tani
- SIDA (Swedish International Development Cooperation Agency) implementon strategjinë e qeverisë suedeze për bashkëpunim zhvillimor me Kosovën. Stafi i dërguar i SIDA-s punon në kuadër të Zyrës Ndërlidhëse të Suedisë në Prishtinë.
Që nga viti 1999, SIDA ka shpenzuar rreth 86 milion euro si një nga tre donatorët më të mëdhenj bilateral për Kosovën. Pas fazës së emergjencës dhe rindërtimit të infrastrukturës dhe dhënies së ndihmave humanitare, asistenca suedeze ka kaluar në drejtim të zhvillimit të institucioneve, duke promovuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë (në kuadër të administratës publike, juridike dhe shoqërisë civile), si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik (mikrokredi) dhe resurseve natyrore dhe të ambientit (pylltaria, planet e veprimit ambiental, etj).
- Më shumë informata për SIDA dhe projektet e saj si dhe për bashkëpunimin në Kosovë mund ti gjeni në:
http://www.sida.se