SAVE THE CHILDREN NË KOSOVË

Aleanca e Save the Children në Kosovë e cila është pjesë e aleancës së Save the Children të Norvegjisë, Suedisë  dhe Italisë, e udhëhequr nga programi i Britanisë së Madhe, është një ndër organizatat kryesore për të drejtat e fëmijëve në Kosovë, e cila siguron ndihmë për të gjitha komunitetet.

Organizata jonë ka punuar në Kosovë në mënyrë të suksesshme që nga viti 1997 duke kaluar nga ndihma emergjente në promovimin e mbrojtjes dhe arsimit gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët.

Ne posaçërisht jemi përqendruar në edukimin para-fillor në Kosovë, duke hapur më shumë se 250 klasa para-fillore dhe duke siguruar trajnime për edukatorët lokal.

Save the Children, në fushën e mbrojtjes së fëmijës, promovon strehimin familjar në Kosovë përmes bashkëpunimit më të fuqishëm të institucioneve lokale përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës. 
Suksesi i projekteve tona rrjedh nga marrëdhënia ynë e fuqishme e punës në nivel lokal dhe nacional me ministritë, institucionet dhe komuniteti në përgjithësi.

Projektet e Aleancës së Save the Children në Kosovë në arsimin gjithëpërfshirës  kanë për qëllim që përmes modeleve tona të ndihmojnë përmirësimin e situatës së fëmijëve në Kosovë duke synuar integrimin e fëmijëve të cënueshëm në procesin e arsimit kosovar. Partnerët kryesorë të projekteve tona janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Universiteti i Prishtinës (Fakulteti i Pedagogjisë), Departamentet e Arsimit nëpër komuna, kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore.

 

Si e mbështet Save the Children sektorin e arsimit në Kosovë?

Për momentin, Save the Children në Kosovë është e përfshirë në disa projekte në fushën e edukimit gjithëpërfshirës . Ne punojmë në 9 kopshte publike të fëmijëve dhe 2 shkolla fillore publike përmes projekteve në vijim:

 

Mozaiku

Mozaiku është një model unik parashkollor multikulturor dhe dygjuhësor në kopshtet publike për fëmijë. Projekti ka dy komponente kryesore: njoftimi dhe qasja ndaj dygjuhësisë në kopshtet e fëmijëve dhe zhvillimi i qasjes pedagogjike tek fëmijët, që nënkupton trajnimin për moshë të përshtatshme në aftësimin e fëmijëve për zgjidhjen e problemeve.Edhepse Mozaiku mbështetet në planprogramet ekzistuese mësimore të kopshteve të fëmijëve, ai ofron një përqendrim më të madh në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve. Modeli i Mozaikut do të zhvillohet veçanërisht për kontekstin Kosovar. Save the Children në Kosovë, MASHT dhe Search for Common Ground janë duke punuar së bashku për të krijuar, implementuar dhe mbështetur këtë pilot projekt unik, në pesë kopshte në Kosovë.
Implementimi i projektit Mozaik në Kosovë është mundësuar nga përkrahja bujare e popullit amerikan përmes USAID -Agjencisë së SHBA-ve për zhvillim internacional dhe Ministrisë për punë të jashtme të Norvegjisë.

 

Arsimimi  gjithëpërfshirës për Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptasit

Save the Children, së bashku me partnerin strategjik OJQ “Iniciativa 6”, mëson komunitetet si t’i përkrahin fëmijët e tyre dhe të angazhohen me shkollat duke synuar që në këtë mënyrë të ngrisin shkallën e pjesëmarrjes në shkollë dhe arritjes edukative të fëmijëve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë
Implementimi i këtij projekti mundësohet nga Save the Children e Suedisë.

 

Realizimi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Përmes projekteve tona synojmë të ngrisim vetëdijen për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara duke zhvilluar një organ avokues të vet-mbështetur i cili përbëhet nga shoqatat lokale të aftësisë së kufizuar si Handikos, shoqatat e prindërve si dhe vet fëmijët. 
Në bashkëpunim me autoritetet komunale ne kemi për qëllim të stimulojmë dhe avancojmë aftësitë fizike dhe psikosociale të qindra fëmijëve me nevoja të veçanta duke përkrahur në katër qendra të Handikos-it rehabilitimin e bazuar në komunitet.
Për adresimin e barrierave në gjithëpërfshierje, Save the Children Aleanca në Kosovë është fokusuar në adresimin e legjislacionit dhe politikave, avokimit dhe mobilizimin e shoqërisë civile dhe prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe në ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e cilësisë në arsim. Gjithashtu, ne kemi përkrahur edhe trajnimet e mësimdhënësve për metodologjitë e reja dhe krijimin e 4 qendrave burimore/resurseve rajonale, ku si pjesë e ngritjes së aftësive,  514 edukator parashkollor janë trajnuar për të mësuar fëmijët me aftësi të kufizuara.
Me qëllim të plotësimit të njërës prej zbrazëtirave më të mëdha në lidhje me edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, edukimin para-shkollor, Save the Children Aleanca në Kosovë ka inicuar në Janar 2005 pilot-projektin para-shkollor me qèllim të zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të kopshteve pilote për implementimin e praktikave gjithëpërfshirëse në arsimin parashkollor si dhe ngritjen e kapacitetit të shërbimeve për të gjithë fëmijët, me theks të veçantë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Implementimi i këtij projekti mundësohet me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian dhe Save the Children të Italisë.

 

Për më shumë informata për projektet e Save the Children, ju lutem vizitoni web faqen zyrtare:

www.savethechildren.org
www.savethechildren.org.uk

 

KALENDARI I NGJARJEVE

 

Kalendari i të gjitha ngjarjeve >>>

KOMENTET DHE SUGJERIMET TUAJA

Klikoni këtu për komentet/sugjerimet tuaja >>>